CHRISTIAN BOLTANSKI: Një nga artistët më të shquar të artit bashkëkohor francez
Nga REVISTA ARTSPER
Christian Boltanski është një nga artistët më të shquar të
artit bashkëkohor francez. Veprat e tij vërtiten rreth temave të kujtesës dhe të
historisë moderne të hebrejve. Obsesioni i tij me kohën, vdekjen dhe kujtesën
shprehet nëpërmjet instalacioneve të mëdha të tilla si ai i realizuar për ‘Monumenta
2010’ në ‘Grand Palais’ në Paris.
1. Një fëmijëri e trazuar
Lindur në një familje hebreje në fund të Luftës së Dytë Botërore (6 shtator 1944), Christian Boltanski jetoi një fëmijëri i përndjekur nga kujtimi i holokaustit. Në shtëpi e ëma e tij do të tregonte gjithmonë historinë se si ajo e kishte shpëtuar të shoqin duke pretenduar se ata ishin ndarë, ndërkohë që ai ishte fshehur nën dyshemenë e apartamentit të tyre (për 2 vite). Christian dhe vëllezërit e tij kanë fjetur në dhomën e gjumit të prindërve të tyre kur ata ishin fëmijë dhe ata nuk dolën kurrë vetëm në rrugë deri në moshën 18 vjeçare.
2. Arti narrativ
Christian Boltanski është një anëtar i lëvizjes së Artit Narrativ që mbështetet në përdorimin e fotografisë të shoqëruar me një tekst. Të dyja prezantohen të ndara në hapësirë, megjithëse supozohet që vizitori t’i lidhë ato në nivelin mendor. Artistë të tjerë të lëvizjes përfshijnë John Baldessari, Jean Le Gac, Peter Hutchinson, William Wegman, dhe Robert Welch.
3. Art i lidhur me shpirtëroren në art
Sipas Boltanski, piktura ka një fuqi fetare dhe të shenjtë. Me përsëritjen e mungesës dhe të pranisë si tematika të veprave të tij, përqasja e tij krijuese mund të interpretohet si një marrje në pyetje e natyrës fetare të artit, e cila është në vazhdimësi të thellë me traditën piktoreske.
4. Vepër autobiografike
Vepra e Boltanski-t është e frymëzuar drejtpërdrejtë nga vetë biografia e tij, por episodet që ai tregon janë gjithashtu shpesh të trilluara. Ai përdor objektet që nuk i përkasin atij dhe/ose riprek fotografitë për të krijuar atë që ai e quan “mitologji individuale”: një mënyrë për të rilidhur historinë e tij personale me historinë dhe kujtesën kolektive.
5. Një artist i vetmësuar
Boltanski filloi të pikturonte kur ai ishte adoleshent, por nuk ka pasur kurrë një trajnim formal artistik, apo një edukim të përgjithshëm – që kur ai u largua nga shkolla në moshën 14 vjeçare. Ai është një artist i vetëbërë.
6. Një familje e talentuar
Familja Boltanski fsheh shumë talente: afër artistit Christian, është Luc, sociologu në nismën e një tendence të re të sociologjisë franceze, dhe është edhe Jean-Elie, linguist dhe autor i shumë librave të specializuar. Këtu, është një përzierje talentesh që duhet të përbëjë një tavolinë interesante darke!
7. Libraria e zemrave
Në vitin 2005, Christian Boltanski filloi koleksionimin e regjistrimeve të rrahjeve të zemrës për projektin e tij nga e gjithë bota, në një përpjekje utopike për kapjen e zemrës së njeriut. Që nga viti 2010, ky projekt, i titulluar « Les Archives du cœur » (arkivët e zemrës), prezantohet në Ishullin Japonez të Teshima-s. Ky ishull është në pronësi të koleksionistit të artit, i cili ka rënë dakord që ta paraqesë këtë projekt. Çdo regjistrim është inventarizuar dhe mban emrin e personit zemra e të cilit është brenda regjistrimit.
8. Një pakt me diallin
Në vitin 2010, rruga e Boltanski-t u kryqëzua me atë të një njeriu të huaj dhe të pasur që jeton në Tazmani, në Australinë Jugore. Pasi e ka ndërtuar pasurinë e tij duke luajtur në kumar, ai koleksionon gjithashtu artin e një natyre të veçantë, të tillë si 8 mumiet egjiptiane. Fillimisht i interesuar për të blerë një nga pjesët e Boltanski-t, artisti përfundoi me propozimin ndaj kleksionistit për “të blerë jetën e tij”. Këtu, është koncepti i veprës: që na janari 2010, 4 kamera janë instaluar në studion e Boltanski-t dhe filmojnë jetën e tij 24/7. Filmi është projektuar në kohë reale brenda një shpelle që ndodhet në pronën e koleksionistit australian. Filmi nuk tregohet askund tjetër, por vendi është i hapur ndaj pubikut. Në vend të blerjes së kësaj pjese njëherë e përgjithmonë, koleksionisti dhe artisti janë lidhur përjetë nga një kontratë për të gjithë jetën sipas së cilës, koleksionisti do ta paguajë artistin çdo vit deri në vdekjen e tij. Duke qenë një kumarxhi, koleksionisti kishte vënë bast që Boltanski do të vdiste në vitin 2018: nëse ai vdes ai do të kursejë para.
9. Pranimi institucional
Vepra e Boltanski-t është pranuar institucionalisht në fillim të viteve 1984 kur ‘Musée National d’Art Moderne’ (Muzeu Kombëtar i Artit Modern) të Parisit në vitin 1984 organzoi një retrospektivë të veprave të tij.
10. Boltanski në “La Monnaie de Paris”
(2015)
“Merrmë, jam i yti” (2015) është një ekspozitë kolektive e organziuar në bashkëpunim me 30 artistë të cilët kanë krijuar instalacione pjesëmarrëse. Çfarë do të të thotë kjo? Kjo do të thotë se, ju mund të largoheni me një pjesë të saj, një “kockë lumturie” të printuar në 3D nga Angeluka Markul, një vizatim nga Kulla Eifel nga Hans Peter Feldmann, apo të fotografive nga Wolfgang Tillmans. Ju do të jeni gjithashtu në gjendje që të kontribuoni ndaj veprave të artit të tilla si pema e dëshirave e Yoko Ono-s.
(Imazhi 1: Teatri i hijeve, 1985)
(Imazhi 2: Christian Boltanski, Modelet)
(Imazhi 7: Christian Boltanski dhe vëllai
i tij më i madh, Luc)
(Imazhi 8: Biblioteka e zemrave)
(Imazhi 10: Muzeu i Artit Modern në
Paris)
(Imazhi 11: Retrospektivë në Monnaie de Paris)
Burimi:
https://blog.artsper.com/en/get-inspired/10-things-know-christian-boltanski/
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti.














Comments
Post a Comment