NJË GUIDË E SHKURTËR E ‘ARTE POVERA’ - Një udhëtim intelektual tërësisht i ndryshëm apo një model intelektual?

 

Nga REVISTA ARTSPER  

 

Ndërkohë që, lëvizja e Artit Pop gëzonte suskes të madh, një grup artistësh italian filluan një udhëtim intelektual tërësisht të ndryshëm...’arte povera’ apo arti i “varfër”. Në refuzimin e tyre për të ngjizur vepra arti si produkte, këta artistë themeluan praktika të reja artistike të cilat do të frymëzonin artin konceptual. Më shumë si një “qëndrim” se sa si një lëvizje arti, ‘arte povera’ synon të sfidojë industrinë kulturore të krijimit të veprave të artit me materiale të “varfra”, të cilave iu është hequr çdo gjurmë e kulturës së konsumit në masë. Një pamje e përgjithshme e kësaj shkolle radikale mendimi nëpërmjet katër veprave emblematike arti.    

 

HAPI 1: PËRDORIMI I MATERIALEVE JETËSHKURTRA

 

Karakteristika më e dukshme e ‘arte povera’ konsiston në përdorimin e materialeve të  “varfra”: natyrale apo të ricikluara dhe tërësisht të prishshme. Rërë, kripë, kafe, bimë, kafshë, katran, litar, qymyr, pambuk – e thënë shkurt bimët, kafshët dhe mineralet - kthehen në një lëndë të re nga të cilat do të kompozohen pjesë të përkohshme arti, që evolojnë me kohën.    

 

Kjo vepër zhvillohet rreth kontrastit ndërmjet blloqeve të granitit, që i rezistojnë sprovës së kohës, dhe marulja, si një simbol i gjallërisë dhe element i prishshëm. Për të ruajtur ekuilibrin e brishtë ndërmjet këtyre të dyjave, është e nevojshme që të ndryshojmë marulen që e bën skulpturën fillestare tërësisht të përkohshme.

 

HAPI 2: KRIJIMI I NJË MËNYRE ARTIZANLE NË MOS ARKAIKE

 

Për të pasur një marrëdhënie të thjeshtë dhe kështu të vërtetë të këtyre materialeve, artisti nuk duhet të detajojë, por në vend të kësaj t’i prezantojë ato në mënyrën më të dukshme të mundur. Çështja nuk është më ndërtimi i një skene dhe as interpretimi i realitetit, por për t’u identifikuar më të vërtetë me të. Nga një këndvështrim i jashtëm, kjo dëshirë për të përdour teknika artizanale rezulton në pjesë me një kompozim disi direkt. Kjo nuk përjashton përdorimin e materialeve teknologjike të tilla si neon, për sa kohë që ato i mundësojnë audiencës dhe artistit identifikimin me realitetin.

 

Për të realizuar këtë skulpturë, Penone ka lënë gjurmën e tij në terrakotë, duke nxjerrë teknika dhe materiale po aq të vjetra sa njeriu...Kjo vazo është pejsë e një serie me 6 pjesë që synojnë të eksplorojnë marrëdhënien e skulptorit me veprën e tij.   

 

HAPI 3: “JETONI NË ART”

 

Në vend të “bërjes së artit”, çështja është që ta jetojmë atë në një mënyrë të tillë saqë kufiri ndërmjet artit dhe jetës së përditshme të zhduket. Objekti këtu është që audienca i qaset një objekti arti siç do të bënte me komponentët e tij në jetën e përditshme. Të devotshmit e ‘arte povera’ i kanë krijuar disa nga veprat e tyre të artit në hapësirat natyrale, siç ka bërë shumica e atyre të lëvizjes së Artit të Tokës që po formësohej në të njëjtën kohë.  

 

Një pirg me disa veshje më shumë apo më pak të pista dhe një kopje e Venusit: Pistoletto përdor një nga objektet më të zakonshme të jetës së përditshme, veshjet, të gërshetuara me një objekt që simbolizon artin antik dhe artet e bukura, art, për të na bërë të mendojmë për këto të dyja. Kështu, duke u përballur me këto 2 elementë, ai ia del që të fshi çdolloj kufiri ndërmjet artit dhe jetës së përditshme.

 

HAPI 4: SJELLË PËRPARA PROCESIN KRIJUES SESA VETË OBJEKTIN

 

Objekti i artit nuk është më i shenjtë: më shumë vëmendje i kushtohet asaj që e rrethon atë dhe procesit të mendimit të artistit. Cilësia e veprës nuk është më një shqetësim, duke i lejuar artit që të ripërkufizohet me një funksion të ri.

 

Procesi krijues i kësaj vepre arti, që është të pastrojë dhe llustrojë një pjesë të dyshemesë për ta mbuluar atë më pas me gazetë për ta lënë të thahet, është shumë më e rendësishme sesa rezultati përfundimtar. Këtu, objekti i Fabro-s është ngritja e një veprimi të përditshëm, më tej një veprim nga punët e shtëpisë, në rangun e arteve të bukura.

 

Në misionin e tij ambicioz dhe revolucionar për të ndryshuar natyrën e artit, ‘arte povera’ vendos në pikëpyetje më shumë sesa një dorë konsideratash estestike sa edhe funksionale që lidhen me objektin artistik. Veprat e artit të ‘arte povera’ ende kritikohen shumë nga disa që e shikojnë atë si një model intelektual...Megjithatë, ky i ashtuquajtur arti i varfër vlen sa ari për shumë nga pasardhësit e tij!

 

(Imazhi 1: Giovanni Anselmo, Struktura që ha, 1968)

 

(Imazhi 2: Giuseppe Penone, Soffio 6, 1978)

 

(Imazhi 3: Michelangelo Pistoletto, Venusi i qilimave, 1967)

 

(Imazhi 4: Luciano Fabro, Tautologjia e dyshemesë, 1967)




 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/lifestyle/user-guide-arte-povera-4-works/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.  

 

Comments