NJË VEPËR E HERSHME DHE NJË VEPËR E VONË NGA...GERHARD RICHTER


Nga REVISTA ARTSPER

 

Afrimet dhe largimet e tij ndërmjet abstraksionit dhe figuracionit dhe mjeshtërisë së tij teknike mbi materialin e pikturës e bëjë atë një nga artistët e gjallë më të shtrenjtë në treg. Artisti ende e përdor pikturën si një medium, por teknika dhe shkalla e tij kanë ndryshuar tërësisht përgjatë viteve.

 

Gjatë vitit të fundit të studimeve të tij në Shkollën e Artit në Dresden, ku studimet klasike dhe ato akademike ishin kyçe dhe studimet dhe vizatimet ditore të natyrës konsideroheshin si kulmimi i gjenive artistik, Richter-i i ri mori një porosi nga ‘Deutsches Hygienemuseum’, mbi tematikën gëzimi i të jetuarit (Lebensfreude). I mirëpritur shumë mirë nga zyrtarët e muzeut, vepra u përshkrua si “një festim i gëzueshëm i një sistemi socialist të çliruar nga fashizmi”. Kjo vepër është esktremisht konvencionale dhe pa besim, figurat njerëzore janë të fuqishme, fëmijët kryejnë aktivitete të shëndetshme dhe grupi në të majtë, në sfond të parë, evokon disi pikturën ‘Dejeuner sur l’herbe’ të Manet-it. Gjithçka përhap një influencë akademike nga e cila Richter-i është ende ekstremisht i varur. Piktori nuk është i interesuar për të nxjerrë jetesën nga porositë, dhe shumë shpejt ai do të distancohet nga stili i tij i hershëm.

 

Karriera e Richter-it u festua në vitin 2011 nga një retrospektivë në Qendrën Pompidou dhe ai u shpall si një artist i madh figurativ i viteve 1980; Artisti është thuajse 90 vjeç dhe shekulli i 21-të shënjon kalimin e tij drejt abstraksionit në praktikën e tij. Seria e ‘Cage’ nga viti 2006 është padyshim arritja e tij abstrakte më e bukur. Ato u prodhuan si një tribut ndaj kompozitorit amerikan John Cage, që artisti nuk e ka takuar kurrë; në vitin 2004 ai dekalroi në një intervistë se “Janë shumë në stilin e Cage i cili ka thënë: Unë nuk kam asgjë për të thënë, dhe unë po e them këtë. Unë kam menduar gjithmonë se kjo është një shprehje e mrekullueshme. Kjo është shprehja më e mirë që ne kemi për të qenë në gjendje që të ecim përpara”. Edhe nëse do të mendonim se talenti i Richter-it ka shkuar dëm dhe është zvetënuar nga edukimi i tij artistik, artisti, falë dëshirës së tij të pangopur për të eksploruar gjuhën e pikturës, ka qenë në gjendje që të rishpikë punën e tij, dhe sot ai është ende një nga pararendësit e artit bashkëkohor.

 

(Imazhi 1: Lebenfreude, 1956)

 

(Imazhi 2: Cage, 2006)



 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/an-early-and-a-late-work-by-gerhard-richter/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

 

Comments