NJË VEPËR E HERSHME DHE NJË VEPËR E VONË E...CHRISTIAN BOLTANSKI


Kujtimet...

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Si evoluojnë artistët? A kanë ata një filozofi që përpiqen ta ndjekin në një mënyrë më shumë apo më pak të pavetëdijshme?

 

Pra...a progreson arsyetimi i tyre apo ndryshon ai tërësisht?

 

Në vitin 1967, artisti francez Christian Boltanski pikturoi ‘Dhomën Ovale’. Në atë kohë, ai ishte 33 vjeç. A ishte ajo një kujtim i rinisë së tij, të një çasti kur ai ishte vetëm në dhomën e tij? Ndoshta po...Në fund të viteve 1960, artisti hoqi dorë nga piktura për mirë. Personat (Askushët), të prezantuar në vitin 2010 me rastin e ‘Monumenta’ në ‘Grand Palais’, është një grumbullim i 50 tonë veshjeve me një aromë myku thuajse të padurueshme, nëpërmjet të cilës artisti denoncon krimet kundër njerëzimit.

 

Këto dy vepra që duken të kundërta (mediumet, dimensionet, shkalla dhe implikimet politike dhe sociale) që të dyja përmbajnë tematikat e preferuara të artisit: ankthin e anonimitietit, pashmangshmërinë e vdekjes, hapësirat e mbyllura dhe që provokojnë ankth. Artisti ka ndryushuar vetëm perspektivën: ai nuk rrëfen më të shkuarët  e tij apo fëmijërinë e tij; tani, ai zhytet në universin e të tjerëve, të anonimëve, të të margjinalizuarve dhe të të harruarve. Qoftë individuale apo kolektive, kujtimet janë tematika më e rëndësishme në veprat e Boltanski-t.

 

(Imazhi 1: Dhoma Ovale, 1967)  

                                                       

(Imazhi 2: Monumenta, 2010)



 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/an-early-and-a-late-work-of-christian-boltanski/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 


Comments