Pablo Picasso me djalin e tij Claude tek Golfe-Juan, gusht 1948, fotografuar nga Robert Capa
Nga disa historiane arti besohej se marredhenia e Gilot me Picasso-n eshte ajo qe nderpreu karrieren e saj artistike. Kur Gilot e la Picasso-n, ai i tha te gjithe tregtareve te artit qe te mos ta blinin artin e saj, ndersa vete Gilot eshte shprehur se vazhdimi i identifikimit te saj ne lidhje me Picasso-n “e demton ate shume si nje artiste”.
Picasso dhe Gilot nuk u martuan kurre, por ata paten dy femije bashke sepse ai premtoi se do t’i donte dhe do te kujdesej per ta. Djali i tyre, Claude, lindi ne vitin 1947, dhe vajza e tyre, Paloma, lindi ne vitin 1949. Gjate 10 viteve te tyre se bashku, shpesh Gilot sulmohej ne rruget e Parisit nga gruaja ligjore e Picasso-s, Olga Khokhlova, nje ish balerine ruse, dhe vet Picasso ka abuzuar fizikisht me te gjithashtu. Ne vitin 1964, njembedhjete vite pas ndarjes se tyre, Gilot shkroi librin “Jeta me Picasso-n”, nje liber qe shiti mbi 1 milione kopje ne dhjetra gjuhe, pavaresisht nje sfide ligjore te pasukseshme nga Picasso ne perpjekje per te ndaluar publikimin e librit. Nga andej e tutje, Picasso refuzoi qe te shikonte me Claude dhe Paloma. Te gjitha fitimet nga libri u perdoren nga Claude dhe Paloma per te ndertuar ceshtjen e tyre per t’u bere trashegimtaret ligjore te Picasso-s.
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.





Comments
Post a Comment