PIKTURA “ARTI I TË JETUARIT”, 1967 NGA RENE MAGRITTE
Në vitin
që vdiq, Magritte pikturoi “Artin e të Jetuarit” për Alexandre Iolas. Kjo
pikturë përbëhet nga tipare të njohura nga krijmtaria e tij: portrete me fytyrë
të plotë të qytetarëve “të gatshëm”, me kokën e prerë dhe të vendosur përpara
një parmaku guri përkundrejt një sfondi me male. Siç është shpesh rasti në
veprat e Magritte, aty ka gjithashtu diçka të re. Këtu një tullumbac i madh po
pluskon sipër trupit me kokën e prerë, dhe tullombacja është koka. Ajo është
rozë, një ngjyrë që Magritte po e përdorte tashmë përpara vitit 1930 dhe ndaj së
cilës ai mbeti i dhënë në disa situata. Brenda tullumbaces është një kompleks
shumë i vogël sy-hundë-gojë, e cila duket misterioze edhe pse nuk është e tillë,
sepse ajo është një shprehje e bollëkut të normalizuar, si kostumi i gatshëm, i
cili përfaqëson një qenie njerëzore dhe fsheh gjithçka që duhet të mbetet
sekrete – mëkatet e vogla që përshkruajnë traditat, mëkatet madhore që ndalon shoqëria.
Është imazhi i të pashquarës që na godet duke qenë kaq e pashquar.
Pamohueshmërisht
e pranishme në këtë përfaqësim të qytetarit borgjez është një element i atij “humori
objektiv” të cilën Andre Breton ia kundërvinte “humorit subjektiv” në leksionin
e tij “Pozicioni Surrealist i Objektit.” Breton-it i dukej humori i tij
objektiv triumfalisht i pranishëm në veprën e Alfred Jarry, dramaturgut, dhe
gjithashtu në veprën e Futuristëve dhe të Dadaistëve. Kritika shkatërruese e
Magritte të qytetarit mesatar vetmanifestohet edhe një herë në këtë vepër, në
humorin objektiv të tullumbaces së madhe në një roze goditëse, ngjyrë që përfaqëson
sharmin e jetës së mirë, që këtu është lëkura që mbulon vetëknaqësisë dhe bollëkun.
Burimi:
https://www.renemagritte.org/the-art-of-living.jsp
Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.





Comments
Post a Comment