PIKTURA “BALLKONI”, 1950 NGA RENE MAGRITTE

 

Tipike për përzierjen e kategorive të Magritte është ambiguiteti ndërmjet gjërave të përfaqësuara dhe ideve që i drejtojnë ato: Piktura “Ballkoni”, e krijuar fillimisht nga Manet përbëhet nga tre figura femërore në fustane të bardha. Kur u pyet mbi këtë nga Michel Foucault, Magritte thjesht u përgjigj: “Për mua mjedisi i Ballkonit ofronte një vend të përshtatshëm për të vendosur arkivolet. “Mekanizmi” në punë këtu mund të formojë objektin e një shpjegimi të mësuar, që unë nuk jam në gjendje ta ofroj. Shpjegimi do të ishte i vlefshëm, me të vëretë përtej çdo diskutimi, por kjo nuk do ta bënte atë më pak misterioze.”

 

Ai thekson gjithashtu “perspektivën” pamore, e cila në frengjisht mund të thotë gjithashtu “pamja e përgjithshme” apo “prospekti”: fati që na pret ne të gjithëve. “Kjo fjalë”, vazhdon artisti, “si të tjera, ka një kuptim të saktë në një kontekst, por konteksti – që ti e tregon më mirë se sa kushdo në “Fjalë dhe Gjëra” – mund të thotë që asgjë nuk është e shformuar me përjashtim të mendjes që imagjinon një botë imagjinare”.

 

Burimi: https://www.renemagritte.org/the-balcony.jsp

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.  

 

 

 

Comments