PIKTURA “HISTORIA QËNDRORE”, 1927 NGA RENE MAGRITTE

Teoria e surrealizmit mbështetet tek veprat psikanaliste nga Sigmund Freud. Nëpërmjet leximeve të imazherisë së ëndrrave nga ana e tij, Freud hapi  derën për artistët pamor që të shfrytëzonin ambiguitetin e një objekti, duke eksploruar asociimet dhe implikimet, nëpërmjet ballafaqimeve irracionale, sesa kuptimit fjalë për fjalë të vetë gjësë.     

 

Nëna e Magritte u vetvra duke u mbytur kur Magritte ishtë shumë i ri. Ajo u zulua me fytyrën e vellosur nga fustani i saj me trupin e saj lakuriq. Piktura “Historia Qëndrore” është një vepër shumë personale paraqet historinë e vetëvrasjes së nënës së piktorit. Gruaja, fytyra e së cilës është e fshehur me një rrobë të bardhë (gjithashtu e gjendur në disa nga pikturat e “Të dashuruarve” të Magritte) e ka dorën e saj të majtë rreth fytit të saj sikur ajo po mbyt veten.   

 

Objektet këtu (vello, vegla muzikore, valixhja...) janë më pak një përfaqësim i realitetit sesa një manifestim i mendimeve të Magritte. Vegla muzikore është e lidhur me trupin femëror – pamja e saj statike dhe e ftohtë është si kufoma e vdekur e gruas së mbytur. Megjithatë, ne mund të shikojmë që figura e gruas është më shumë si gruaja e Magritte.  

 

Burimi: https://www.renemagritte.org/the-central-story.jsp

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.  

 

 

Comments