PIKTURA “HOMAZH PËR MACK SENNETT“, 1934 NGA RENE MAGRITTE

Ne që të gjithë jemi të vetëdijshëm për ndjenjat që mund të shkaktojnë tek ne veshjet e dikujt që ne duam, dashurojmë. Por këtu nuk përfshihet vetëm erotika, por veshjet e të vdekurit shpesh kanë fuqinë e ngjalljes së pranisë së tyre sërish. Askush nuk mund ta thotë nëse kjo është kryesisht për shkak të projektimit të kujtimeve, të cilat formësohen teksa një “imazh” nëpërmjet veshjeve, apo qoftë nëse janë vetë veshtjet, në të gjitha format e ndryshme që trupi ka formuar tek to, të prekin qendrën nervore sensuale dhe pamore të dikujt.

 

Kjo është një vepër e kthjellët dhe e pikturuar në mënyrë të qetë. Dera e një gardarobe të zakoshme të përsosur, siç mund ta gjejmë ende në dhoma hoteli depresuese, të vjetëruara në qytetet provinciale, është hapur, dhe një jetë e mbushur me premtime lulëzon përpara nga një fustan i gjatë dhe i ngushtë gruaje, e cila njëherësh fsheh dhe zbulon. Këtu është krijuar një trasnaprencë, e cila përmban të gjithë tërheqjen dhe perversitetin e asaj çka është ambigue. Në këtë pikturë të vogël eziston një atmosferë intime sekretesh muzgu dhe të dhomës private të një gruaje.  

 

Burimi: https://www.renemagritte.org/homage-to-mack-sennett.jsp

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.  

 

 

 

Comments