PIKTURA “MPREHTËSIA”, 1936 NGA RENE MAGRITTE
Tek piktura “Mprehtësia”, Rene Magritte paraqet një autoportret të vetes duke pikturuar një zog. Por, si me të gjitha veprat e Magritte, aty po ndodh shumë më shumë. Jo vetëm që ai po pikturon pikturën e një zogu, por ai po përdor një vezë të pabërë si pikë referimi. Magritte po pikturon më shumë se sa ajo që ndodhet përpara tij: ai po pikturon mundësinë, potencialin, të ardhmen. Prandaj emri i pitkurës është: “Mprehtësia”. Magritte ka pikturuar vetë perceptimin e tij të së ardhmes. Konfuzese? Pak. I shkëlqyer? Absolutisht.
Duke e
futur veten në pikturë dhe duke e quajtur atë “Mprehtësia”, Magritte po dërgon
një mesazh rreth vetvetes si një piktor: ai është mendjemprehtë, ai paraqet të
ardhmen nëpërmjet artit të tij. Rrjedhimisht, kjo pikturë është po aq shumë
rreth tij si piktor sa edhe rreth veprës rezultante. Megjithëse, disa mund ta
perceptojnë këtë pjesë si arrogante, Magritte po parashtron pretendimet e tij
dhe po ndan filozofinë e tij, siç bënin rregullisht shumë nga bashkëkohësit e
tij surrealist (p.sh., Joan Miro dhe Salvador Dali). Magritte është mjaftueshëm
i guximshëm për të përdorur pikturën e tij për t’u angazhuar në një dialog me
shikuesit e tij.
Burimi:
https://www.renemagritte.org/la-clairvoyance.jsp
Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.





Comments
Post a Comment