PIKTURA “PËRDHUNIMI”, 1945 NGA RENE MAGRITTE

Një imazh që shfaqet më shumë në pikturat e Magritte është ajo e të ëmës së tij. Ai e pa atë të ‘peshkohej’ (nxirrej nga uji) nga lumi Sambre në moshën 14 vjeçare, ajo kishte kryer vetëvrasje. Trupi u gjet lakuriq me përjashtim të një këmishe nate, e cila rrethonte fytyrën e saj të gërshetuar përreth.   

 

Një nga shembujt më të mirë të jetës së Magritte në veprën e tij është “Përdhunimi”. E ëma e Magritte u mbyt kur ajo ishte ende shumë e re. Aju u zbulua me fytyrën e vellosur nga këmisha e saj e natës me trupin e saj lakuriq. Rrjedhimisht, “Përdhunimi” ka tre atribute kryesore:


1. Tiparet e fytyrës së të ëmës zëvendësohen nga busti dhe legeni i një gruaje të zhveshur duke sugjeruar fillimisht mënyrën se si burrat i shikojnë gratë. Ideja është krjimi i një imazhi seksual nga fytyra e gruas, gjëja e parë që normalisht diskush do të shikonte. Kjo tregohet gjithashtu nga emri i veprës “Përdhunimi”.  


2. E dyta, ajo është një referencë e dukshme ndaj vdekjes së të ëmës dhe mënyrës së vdekjes së saj, me fytyrën e saj të mbuluar dhe trupin e saj të zhveshur.


3. E treta, një ide e ndryshme është se, mund të vihet re se qafa dhe koka janë disi të sheshta, thuajse fallike. Flokët gjithashtu kanë një pamje të pazakonshme, ndoshta atë të qimeve në pjesët intime të gruas. Ky është vizioni më goditës dhe është ndoshta në një linjë me mënyrën sipas së cilës Magritte sugjeronte se ai kërkonte të ngjallte frikë me pikturat e tij, të provokonte. Ky është përdhunimi në progres, organi seksual i mashkullit të fytyrës apo të bustit, duke penetuar pirgun pubik.   

 

Burimi: https://www.renemagritte.org/rape.jsp

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.  

 

 

Comments