PIKTURA “TERAPISTI”, 1937 NGA RENE MAGRITTE

   

Veprat e Magritte janë konceptuar si gjeagjëza. Tek to, ai eksploron misteret që fshihen në ballafaqimin e papritur të gjërave të jetës së përditshme, duke përfshirë shikuesin në një çorientim të vetshkaktuar. Pikturat e tij përjashtojnë simbolet dhe mitet; gjithçka është e dukshme. Magritte ka punuar nga disa burime, të cilat ai i ka përsëritur me variacionet: surprizat anatomike, të tilla si dora, kyçi i së cilës është fytyra e një gruaje; hapja misterioze, ku një derë lëkundet e hapur në një pamje të papritur; krijesa metaforike, të tilla si një zog prej guri duke fluturuar sipër një vije bregdetare shkëmbore. Ai sjell në jetë atë që është e pajetë, si një këpucë me gishtërinjtë e këmbëve; ai zmadhon detajet, si një mollë jashtëzakonisht e madhe që mbush një dhomë. Ai bën një asociim të bashkëplotësueseve, si zogu gjethe, apo mali shqiponj. Titujt që shoqërojnë pikturat e tij në mënyrën sipas së cilës emrat i korrespondojnë objekteve, pa i ilustruar apo shpjeguar ato.  

 

Ka gjithmonë një farë llogjike ndaj imazheve të Magritte, por kur pyetet rreth analizave të përmbajtjes së pikturave të tij, Magritte përgjigjej, “Nëse shikoni diçka me qëllimin për t’u përpjekur për të zbuluar se çfarë do të thotë, ju do të rreshtni së shikuari vetë gjënë, por do të mendoni për pyetjen që keni ngritur.” Interpretimi i imazhit do të thotë mohimin e misterit të tij, misterin e të padukshmes. Imazhet e tij duhet të shikohen nga jashtë dhe jo nga brenda.

 

Burimi: https://www.renemagritte.org/the-therapist.jsp

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.  

 

 

 

Comments