Njeriu ka nevojë për ngjyrë që të jetojë; është një element po aq i nevojshëm sa zjarri dhe uji. - Fernand Léger

Njeriu ka nevojë për ngjyrë që të jetojë; është një element po aq i nevojshëm sa zjarri dhe uji. - Fernand Léger

Duke punuar në Paris gjatë kulmit të Kubizmit, stili ikonik i Fernand Léger, me theksin e tij mbi ngjyrat kryesore dhe format e rrumbullakosura, masive, informalisht njihet si “Tubizëm”. Edhe tek veprat më abstrakte, subjektet e Léger-it janë më të lehta për t’u njohur sesa shqyrtimet e imta kubiste të Pablo Picasso dhe Georges Braque, dhe aksesueshmëria dhe bashkëkohësia e subjekteve të veprave të tij kanë bërë që shumë ta përshkruajnë Léger njëherësh si populist dhe një pararëndës të Artit Pop. I interesuar në inovacionin modern, Léger u bashkua me Kubistët ‘Puteaux’, duke u angazhuar midsi të tjerëve me Robert Delaunay, Francis Picabia, and Jean Metzinger. Interesi i tij në industri dhe makineri u inkurajua më tej nga piktorët e Futuristëve Italian, dhe nga shërbimi i tij ushtarak për Francën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndonëse, Fernand Leger më vonë do të rivizitonte subjekte më tradicionale, duke përfshirë nudon femërore, peisazhin dhe natyrën e qetë, këto vepra ruajtën stilin e tij të guximshëm karakteristik. Piktura, Fytyrë dhe duar, 1952, Fernand Léger

Comments