Carolina - Carminho - Fado

Karolina, në sytë e saj të thellë

Strehon kaq shumë dhimbje, dhimbjen e kësaj bote

Unë tashmë i kam shpjeguar se nuk mund të dorëzohem

Vajtimi i saj nuk më ndihmon në asnjë mënyrë

E ftova që të kërcejmë

Është koha që të gëzojë

Atje jashtë, dashuri, një trëndafil çel

Bota kërcen ‘samba’, një yll bie

Duke buzëqeshur i tregova asaj

Përtej dritares, se sa bukur që është

Por Karolina nuk shikon

 

Karolina, në sytë e saj të trishtuar

Strehon kaq shumë dhimbje, një dashuri që nuk ekziston më

Unë e paralajmërova që do të përfundonte

Çdo gjë që i dhashë që ajo të pranonte

Njëmijë vargje që i këndova për ta kënaqur

Tani nuk e di se si ta shpjegoj

Se atje jashtë, dashuri, një trëndafil u vyshk

Një festë mbaroi, varka jonë u nis

Madje i tregova

Edhe kohën që kaluam pranë dritares

Por Karolina nuk shikon

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=Tp1kMXMvTt4

 

Comments