ÇFARË ËSHTË SOT ZOTI? – PARAJA!!! Nga Alejandro Jodorowsky

Çfarë është Zoti?

Sot...kush është Zoti, sot?

Paraja!

 

Unë kam studiuar me një mjeshtër Zen për 5 vite, në Meksikë. Mendoj se, ai është një nga pesë njerëzit e ndershëm që kam takuar në jetën time. Ai është një japonez që emigroi në Meksikë. Ai më ka ndryshuar jetën.

 

Filmi im,‘El Topo’ (Miu),është ndikuar prej tij. Kështu që, ardhja ime në Japoni më kujton atë. Njëherë, ai më shpjegoi se çfarë do të thoshte të ishe një mjeshtër Zen. Ai më rrefeu historinë e një mjeshtri Zen qëi duhet të mbante një fjalim. Mjeshtri Zen u ul, dhe nëçastin kur ai ishte gati të fillonte të fliste, një zog filloi të këndonte. Mjeshtri Zen qëndroi i heshtur dhe dëgjoi zogun teksa këndonte. Kur zogu përfundoi së kënduari, mjeshtri Zen u ngrit, u tha atyre se ky ishte fjalimi dhe u largua.

 

A mos ka edhe këtu ndodnjë zog që të këndojëdhe unë tëlargohem? Epo, mesa duket do të më duhet të këndoj vetë.

 

Pyeta veten se çfarë ishte kjo histori? Çfarë thotë zogu? Zogu nuk thotë asgjë, ai këndon natyrshëm, kështu që, edhe unë do të këndoj. Unë jam duke kënduar në këtë moment që po flas me ju. Si mund të jem duke kënduar unë tani? Si mund të këndoni ju tani?

 

Së pari, kur largohen retë e zeza të fjalëvenë mendje, në heshtjen tuaj shpirti juaj këndon. Fjalët janë tek intelekti, kur nuk ka fjalë në mendje, mendja ime këndon, kur nuk ka ndjenja negative në zemrën time, zemra ime këndon, kur nuk ka ndjesi sheqtësuese në seksin tim, seksi im këndon, kur trupi im, si tani, nuk është duke kryer veprime të kota, trupi im këndon.

 

UNË JAM MENDJE, ZEMËR, SEKS, TRUP DHE SHPIRT.

 

Shpirti këndon kur është i lirë, kur nuk ka emër, moshë, kombësi, përkufizime. Epo, ja ky është një zog që këndon, apo një shpirt që këndon.

 

Mendja ime, do të dijë më shumë sepse çdo gjëështë në ndryshim të vazhdueshëm. Zemra ime, do të lidhet më shumë, me realitetin, seksi im kërkon që të krijojë më shumë, të krijojë dhe të japë. Dhe trupi im do të jetojë më shumë.

 

Mendoj se, gëzimi i zogjve që këndojnëështë se ata ndjehen të gjallë. Kur zogu ështënë një pemë, ai është në pemë! Nëse ai nuk është në pemë, atëherë ai nuk është gjëkundi. Kur ju jeni këtu, ju jeni plotësisht këtu, dhe nuk jeni diku tjetër.

 

Këtu, unë shikoj mendje pa kufi, zemra pa kriticizëm, seks dhe trupa krijues që dinë të mos merren me gjëra tëkota. Gjërat mëtëpadobishme në jetët tona, janë shpresa dhe frika.

 

Si, ‘Nëse unë dua diçka që nuk e kam’;

Si, ‘Unë kam frikë të humbas atë që kam’.

 

Por ne jemi shumë mirëkëtu tëulur, pa shpresa dhe pa frikë.

 

Çfarëështë Zoti?

Çfarëështë Zoti, sot?

 

Paraja!

Po, po aq të vjetra sa Zoti Jehovait, Krishti, Mahoma, të gjithë Zotët me shumë emra.

Edhe Zotët e parasë gjithashtu, kanë shumë emra – dollar, jen, pound, por është e njëjta gjë, është nevoja për të mbijetuar në shoqërinë tonë e cila është teknike, por gëzimi i zogjve nuk ka të bëjë me paratë apo me teknikën, megjithatë pa para dhe teknikë nuk ka gëzim.

 

Jeta është si një lumë, pa para dhe pa shpresa ti duhet të hidhesh në lumë. Puno për të marrëpara, por jo për të pasur gjëra, por për të zhvilluar shpirtin, për të marrë vetëm atë sasi të mjaftueshme, zvogëloje atë frikën që na bën të jemi kaq ambicioz, zvogëloje atëshpresën që na bën të besojmë se ajo që kemi na bën të dobishëm. Mendoni se, paraja është një komoditet që duhet ta ndani, nëse unë kam, por ju nuk keni, atëherë nuk kam as unë, nëse nuk e ndaj ushqimin tim, atëherë as unë nuk mund të ha.

 

Nëse e mbyll veten, atëherë unë nuk jam duke jetuar, duhet të qëndroj i hapur ndaj dashurisë. Qëllimi i jetës duhet të jetë qëllimi i jetës, çdo njeri që mbyll veten është duke shkatërruar planetin - të mbyllesh në një moshë, në një kombësi, në paragjykime, në ide të vjetra fallco, të cilat janë duke e shkatërruar planetin.

 

Cfarë tjetër?

Kaq!

 

E shikoni, unë nuk jam një mjeshtër, nëse do të isha një mjeshtër do t’ju ngrija në ajër dhe do të më mungonte një krahë dhe do të isha kështu (11:38). Përse? Sepse dishepulli i parë i Dharmas, e preu krahun e vet në mënyrë që ta bënte mjeshtrin e vet që ta dëgjonte atë. Kështu, Zen u transmetua nga një njëri tek një tjetër, nga një njeri me një krahë. Nëse do të mendoja të prisja krahët dhe këmbët e mia, edhe nëse do të prisja kokën time, ajo do të rrëzohej duke buzëqeshur.

 

Kështu e kuptoj unë - ZEN.

 

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=eMJxP78nnvY

 

Comments