DEBATET PRO DHE KUNDRA TRANSHUMANIZMIT

Universiteti i Sheffield-it, në Mbretërinë e Bashkuar

24 mars 2016

 

A është transhumanizmi çelësi për kapërcimin e kufizimeve tona thelbësore njerëzore, apo a mund të kontribuojë ai në rritjen e pabarazisë ekonomike?

 

Profesor Richard Jones, Zëvendës Kancelar i Kërkimit dhe Inovacionit të Universitetit të Sheffield-it, debaton mbi meritat dhe dështimet e lëvizjes intelektuale me Zoltan Istvan, kandidat për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën falangën e transhumanizmit.

 

Transhumanizmi - debati

Nga Profesor Richard Jones dhe Zoltan Istvan, publikuar në Demos[1]


 

Zoltan Istvan: Transhumanizmi – lëvizja ndërkombëtare që synon përdorimin e shkencës dhe të teknologjisë për përmirësimin e qenieve njerëzore dhe të përvojës njerëzore – është rritur me shpejtësi në vitet e fundit. Kudo ku shikojmë, shikojmë gjithnjë edhe më shumë njerëz të cilët janë duke përqafuar teknologjinë radikale, e cila tashmë ka arritur t’i ndryshojë jetët tona në mënyrë dramatike. Për shembull, teknologjia e exoskeleton-it (që është një skelet i jashtëm) i jep të paralizuarve mundësinë për të ecur. Implantet ‘koklear’ u lejojnë të shurdhërve të dëgjonë. Dhe makinat që nuk do të drejtohen nga njerëzit do të thotë fund për qindëra mijëra aksidente që ndodhin nga ngarja e makinës në gjendje të dehur.

 

Megjithatë, transhumanizmi sapo ka filluar, dhe në mënyrë se se si ai do t’i ndihmojë njerëzit pozitivisht kudo në botë. Shpejt, robotët, programet kompjuterike (software-t) dhe inteligjenca artificiale, do t’i bëjnë jetët e njerëzve në mënyrë dramatike edhe më të lehta, do t’i lehtësojnë ato, duke performuar detyra të çdo lloji. Koha e lirë – diçka të cilën shumë njerëz e kanë shumë pak në botën moderne – do të bëhet diçka e zakonshme.

 

Por më e rëndësishmja, në vetëm pak dekada, teknologjia transhumaniste me shumë mundësi do të zgjasë plakjen biologjike të njeriut, madje edhe vet vdekjen nëpërmjet mënyrave të panumërta, duke përfshirë korrektimin gjenetik, printimin e organeve në 3D, dhe zëvendësimin robotik të pjesëve të ndryshme të trupit. Mbi 100,000 njerëz vdesin çdo ditë në botë, duke shkaktuar humbje shkatërruese për njerëzit e tyre të dashur, por edhe për komunitetet.

 

Transhumanizmi kërkon që ta ndryshojë këtë. Transhumanizmi kërkon ta përdorë shkencën dhe teknologjinë për të kapërcyer vështirësitë dhe vuajtjet. Nëse ti e do jetën dhe dëshiron ta ruash atë, transhumanizmi është një filozofi e mrekullueshme dhe një lëvizje sociale për të marrë pjesë në dhe për ta përqafuar atë. Unë besoj se, bota ka nevojë për transhumanizmin për të arritur  sa më shumë që ai të mundet nga ekzistenca jonë e çmuar në tokë.  

 

 

Profesor Richard Jones: Kush është kundër progresit teknologjik? Sigurisht që jo unë: Unë jam një fizikant që ia ka përkushtuar karrierën e tij të kuptuarit e botës në shkallën nano (nano teknologjia – matja në nanometra ose mikrone). Unë jam shumë i vetëdijshëm se sa shumë më mirë janë jetët e njerëzve si puna ime, e banorëve të begatë të botës së zhvilluar sesa jetët e gjyshërve tanë, si rezultat i progresit teknologjik.

 

Por ky progres teknologjik nuk është i pashmangshëm, dhe as është drejtimi i tij i paracaktuar. Transhumanizmi si një lëvizje, ka përvetësuar arritjet që tashmë i ka bërë teknologjia, dhe i përdor këto arritje për t’i dhënë besueshmëri një sërë aspiratave në të ardhmen, të cilat nuk janë edhe aq shumë rezultat i tendencave aktuale, por i përmbushjes së dëshirave të lashta të njeriut. Njerëzit gjithnjë kanë qenë të dëshiruar për një botë transhendente përtej mirëqenies materiale dhe të jetëgjatësisë për mijëravjeçarë, dhe këto dëshira nuk ka më shumë të ngjarë që të përmbushen duke u veshur me një gjuhë të re shkencore.  

 

Do të doja shumë të shikoja kura për kurimin e sëmundjeve të rënda të moshës së tretë si Alzhaimeri. Por këto kura nuk do të vinë duke ‘u bërë pjesë e një filozofie dhe lëvizje sociale’. Ato do të vijnë nga përpjekjet e qëndrueshme të shumë shkencëtarëve biomjekësorë – dhe nga shumë para. Historia e fundit e industrisë farmaceutike, në përgjithësi – dhe kërkimi për ilaçe kundër demencias, në veçanti – sugjerojnë se, po bëhet më e vështirë dhe jo më e lehtë për ta arritur ketë. Pohimet e transhumanizmit për zhdukjen e plakjes dhe të vdekjes janë boshe.

 

Dhe robotët, software-t dhe inteligjenca artificiale, mund t’i bëjnë jetët e shumë njerëzve më të lehta – ose ato mund t’i bëjnë shumë pak njerëz shumë më të pasur, duke lënë çdonjeri tjetër në një sistuatë me një rritje më të madhe të pasigurisë ekonomike. Produkti që do të kemi në fund, do të jetë jetë rezultat i zgjedhjeve politike që ne bëjmë. Determinizmi teknologjik transhumanist i errëson këto zgjedhje politike; rezultati është për t’i dhënë më shumë mbështetje mbajtësve ekzistues të pushtetit politik dhe atij ekonomik.

 

Për ta përmbledhur, shumë nga pohimet e transhumanizmit, janë të gabuara teknikisht, rrënjët ideologjike të lëvizjes janë të dyshimta, dhe qarkullimi i gjerë i këndvështrimeve transhumaniste është duke dëmtuar mënyrën se si ne flasim për teknologjinë sot.

 

Zoltan Istvan: Shpesh dëgjoj këtë pyetje: Përse në nevojitet një lëvizje ‘transhumaniste’? Përgjigjja, megjithëse jo e dukshme, është e drejtëpërdrejtë. Ne kemi nevojë për një levizje sepse shumica prej nesh janë rritur në kultura të cilat nuk mbështeten tek arsyeja dhe tek vlerat shkencore.

 

Për shembull, në Amerikë, ku shumica e popullsisë është një popullsi fetare, që beson në fe, shumica e njerëzve nuk shikojnë asnjë arsye për të përdorur teknologjinë dhe shkencën për të ndryshuar përvojën njerëzore, ose për të kapërcyer sëmundjet dhe vdekjen. Natyralisht, kjo mënyrë të menduari mbartet tek qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 100% e Kongresit Amerikan, Gjykatës së Lartë, dhe e Presidentit janë besimtarë dhe besojnë në jetën pas vdekjes. Ky mjedis, nuk është përçues për ata si puna jonë të cilët kërkojnë ta përdorin shkencën për të ndryshuar botën dhe me shpresën për të eliminuar të gjitha sëmundjet njerëzore. Nuk është përçuese sepse udhëheqësit tanë nuk do të shpenzojnë asnjë fond, të ardhura për të ndihmuar shkencën dhe teknologjinë që të ecë përpara.

 

Fondet qeveritare, disa prej të cilave janë fonde të lidhura me mjekësinë dhe kërkimin shkencor, por aktualisht, ai financim (në Shtetet e Bashkuara) është rreth 10 herë më i vogël sesa fondet për mbrojtjen, luftërat, dhe prodhimin e bombave. Kjo është një tragjedi që ne luftojmë kundra qenieve të tjera njerëzore – dhe jo kundra kancerit, ose sëmundjeve të zemrës, ose Alzhaimerit, madje edhe vet plakjes. Kjo është arsyeja parësore përse transhumanistët duhet të organizojnë një lëvizje, në mënyrë që të mund të luftojmë për më shumë financim qeveritar të cilat i shkojnë drejtëpërdrejtë shkencës dhe kërkimit mjekësor.

 

Në vend të një kompleksi industrial ushtatak, ne mund të krijojmë një kompleks industrial shkencor. Nëse ndodh diçka e tillë, zhvillimi teknologjik do të shpejtohet në mënyrë dramatike – dhe kështu do të jenë edhe të gjitha përfitimet nga shkenca për racën njerëzore. Në jemi me të vërtetë në një garë për të shpëtuar miliarda jetë nga sëmundjet dhe nga vdekja.

 

Imagjinoni për një moment sikur lëvizja mjedisore të mos ishte bërë kurrë një lëvizje formale. Ose lëvizja e grave. Organizimi, bashkëpunimi, zhvillimi i strategjive, lobimi, dhe aktivizmi janë të gjitha mënyra sipas së cilave shpëtohet bota. Dhe ata mund ta bëjnë këtë më mirë nëse kanë struktura dhe pushtet që gjenerohet nga një grupi më i madh njerëzish dhe nga grupet e tyre. Kjo është ajo për të cilën ka nevojë transhumanizmi, dhe kjo është ajo që është duke u bërë në thelb transhumanizmi – një lëvizje botërore në mirëbesim ku partitë politike, emisionet televizive, jofitimprurësit, kompanitë e reja, madje edhe guidat me autobuz nëpër të gjithë vendin përpiqen ta promovojnë atë.

 

Si të gjitha lëvizjet, jo çdo gjë del ashtu siç është planifikuar. Inteligjenca artificiale dhe robotët mund të marrin vendet e punës dhe kjo mund të rezultojë në konflikt social, por transhumanizmi – ashtu si demokracia – do të gjejë një rrugë, një mënyrë dhe do të përmirësojë standardet e jetesës për këdo. Teknologjia e ka këtë lloj hisotrie. Dhe ajo do të gjejë gjithashtu një mënyrë për të luftuar sëmundjet dhe vdekjen, veçanërisht tani që kompani si Calico e Googel-it po fillojnë të derdhin shumë të mëdha të ardhurash në këtë fushë.  

 

Transhumanizmi është një lëvizje sociale e mbushur me optimizëm teknologjik ngjitës. Lëvizja është duke u rritur siç ndodh me kafshët e egra sepse njerëzit shikojnë premisën e të qenit pjesë e diçkaje që do t’i përmirësojë edhe më shumë jetën e tyre njerëzore.

 

Profesor Richard Jones: Sigurisht që ne bien dakord mbi nevojën e një shpenzimi proporcional më të madh mbi shkencën dhe kërkimin mjekësor, dhe në mënyrë proporocionale më pak shpenzime në fushën ushtarake. Dhe në fakt, është e verëtetë që Shtetet e Bashkuara janë një vend shumë më fetar sesa Mbretëria e Bashkuar, apo sa pjesa tjetër e Evropës. Do të ishte mungesë edukate për mua si një i huaj që të gjykoja diçka të tillë, por sa më e madhe të jetë besimi i shoqërisë në Shtetet e Bashkuara nuk e ka ndaluar vendin tuaj që të jetë udhëheqësja botërore në shkencë dhe në teknologji. Ndoshta, kjo i ka bërë disa aspekte të kërkimit më të vështira në Shtetet e Bashkuara sesa në Evropë – si përshembull kërkimi për qelizat burimore.

 

Por në krahun tjetër, lloje të tjera teknologjish – si bioteknologjia bujqësore – duket shumë më e pranueshme në Shtetet e Bashkuara sesa në Evropë. Marrëdhënia ndërmjet qëndrimeve shoqërore ndaj shkencës dhe teknologjisë dhe fesë qartësisht nuk janë aq të hapura, të qarta.

 

Por mua më vë në mëdyshje, nëse mendon se problemi është mendimi fetar në Shtetet e Bashkuara, ti duhet të mendosh se zgjidhja është një lëvizje – transhumanizmi – e cila më vete ka aq shumë jehona fetare. Ti mezi pret një ngjarje në të ardhmen – ‘veçanësinë’ – e cila ngjan shumë me apokalipsin e traditave mijëvjeçare fetare. Jo pa arsye njerëzit e quajnë këtë veçori si ‘ekstzën nerd-ve’ – premisën e një bote me bollëk material dhe me një jetë të pafundme, e drejtuar nga superinteligjenca dashamirëse e inteligjencës artificiale duket goxha fetare në karakter sipas meje.

 

Dhe kush mund ta mohojë tundimin e një fundi ndaj vdekjes dhe sëmundjeve? Sic aludova në pohimet e mia të mëparshme, unë jam shumë skeptim mbi bazat teknike që shkenca mund ta realizojë këtë premisë tani afër. Por, në cdo rast, shumë nga problemet që ne kemi me shëndetin nuk kanë të bëjnë me mungesën e shkencës. Në qytetin tim, të jetosh në anën e gabuar të një rruge autobuzi, ku kalon autobuzi mund të ulë me përafërsi 10 vite nga jeta e një njeriu, kaq e madhe është shkalla e pabarazisë shëndetësore që ne vuajmë.

 

Dhe në vendin tuaj, në Shtetet e Bashkuara, puna e Deaton dhe Case kanë treguar se për të bardhët, gratë dhe burrat në moshë të mesme që nuk janë hispanik në prejardhje, shkalla e vdekshmërisë në fakt është duke u rritur. Cfarëdolloj gjëje që të jetë duke ndodhur këtu, këto gjëra nuk do të zgjidhen duke pasur më shumë kërkime mjekësore – këto janë probleme të shoqërisë, të cilat do të kenë nevojë për zgjidhje politike, jo zgjidhje teknologjike. Ëndërra të pamundura rretjh jetës së përjetshme thjesht largojnë vëmendjen nga këto probleme të ngushtme tani në këtë moment.  

 

Zoltan Istvan: Është e vërtetë se ekzisotonë disa aspekte të ashtuquajtura fetare ndaj transhumanizmit, specifikisht ideja e një teknologjie transhumaniste për të eliminuar vdekjen. Të dyja konceptet pasqyrojnë dëshira thelbësore njerëzore për ë gjetur një vend të qëndrueshëm lumturie dhe për të siguruar vazhdimsinë duke mos vdekur.

 

Për mua, nuk janë qëllimet e fesë ato që janë të gabuara, por se si feja i premton njerëzve për t’i arritur ato. Transhumanizmi kërkon të sigurojë lumturi dhe jetëgjatësi të pafundme nëpërmjet arsyes, shkencës, dhe mjetet e natyrës.

 

Feja zyrtare – si Krishtërimi ose Islami – funskionojnë nëpërmjet fajit, fondamentalizmit, ritualeve të krisura, dhe kërcënimit të mallkimit të përjetshëm. Nuk ka asnjë mënyrë për arritjen e dëshirave universale shpirtëtrore që shumë prej nesh duan të përqafojnë. Përdorimi i shkencës dhe i teknologjisë për të kënaqur dëshirat e thella në shpirtin tonë është një mënyrë shumë më e mirë.

 

E kuptoj që ju jeni skeptik ndaj faktit që sheknca ëhstë ende larg arritjes së një jetëgjatësie të pafundme për njerëzit, por progreset e fundit në rigjenerimin e qelizave të minjve për të qenë mëtë rinj, testimi i organeve robotike si zemra bionike, dhe premitimi i korrektimit gjenetik po na sjellin gjithnjë edhe më afër një jete më të gjatë sesa më parë.

 

Me kaq shumë burime që po hidhen tek jetëgjatësia dhe funsha e antiplakjes - duke përfshirë një rritje të numrit të miliarderëve – unë besoj se, ne jemi duke kapur pikën e kthesës në fushën kërkimore. Madje ka edhe një kr në rritje në të gjithë botën për ta trajtuar plakjen si një sëmundje . e cila do të ndihmonte në formimin e një kulture më shkencore për përqafimin e një jetëgjatësie të pafundme.

 

Megjithatë, këto lajme të mira nuk janë duke ndihmuar në mënyrë të menjëherëshme në disa nga cështjet sociale që ju përmendët, të cilat janë kompelkse tdhe të variueshme. Ndërkohë që amerikanët janë duke jetuar më gjatë se kurrë më parë, sic janë duke jetuar në përgjithësi njerëzit në të jgithë botën – dhe standardet e jetesës në të gjithë botën janë më të larta sesa më parë, sipas raporteve tmë të fundittë Bankës Botërore – shumë punë ende mbetet oër tu bërë për të sjellë më shumë barazi sociale për njerëzit. Shumë ounë gjithashtu mbetet për tu bërë në eliminimin e varfërisë në të gjithë botën, dhe për të ndalur luftërat.

 

Shumë trasnhumanist dhe teknologë si vetja ime anojnë diku majtas dhe jemi shumë të shqetësuar që bota e ardhshme e shkencës dhe e teknologjisë transhumaniste të ndahen në mënyrë të barabartë tek të gjithë njerëzit.

 

Profesor Richard Jones: Nuk të duhet të jesh një trasnhumanist për të dashur të përdorësh shkencën dhe teknologjinë për ta bërë njerëzimin më të mirë. Por ajo që shkenca dhe teknologjia bëjnë për ne varet nga zgjdhjet që ne bëjmë si shoqëri, dhe vizionet e transhumanistëve i turbullojnë këto zgjedhje duke sugjeruar që ka vetëm një drejtim të mundshëm që teknologjia të ecë përpara.

 

Kur flet për ‘teknologji për dizenjimin e bebeve, ku ne mund të përmirësojmë specien njerëzore edhe përpara se ajo të lindë’, shumë njerëz që e lxojnë këtë do të pyesin, kush do të vebdosë se cfarë përbën përmirësim? Nga ta dimë se teknologjitë e reja do të na cojnë në më shumë begati për të gjithë sesa të na cojë në një polarizim më të madh ndërmjet atye që kanë para dhe pushtet dhe ato që nuk i kanë këto?

 

Unë jam më pak entuziast se sa ju rreth faktit që janë miliardërët ata që po hedhin financim, të ardhura tek kërkimet që po bëhen për jetëgjatësinë dhe antiplakjen. Ky ëhstë vetëm një shembull i mënyrës se si axhendat kërkimore përcakthen nga të pasurit dhe të pushtetshmit. Mënyra për tu siguruar që teknologjitë e zhvilluara të jenë ato nga të cilat do të përfitojë i gjithë njerëzimi të mos jetë dhënia e njerëzve më të pasur të planetit mundësinë për të ndikuar këto axhenda kërkimore, po rpër ta hapur procesin në mënyrë më të gjerë. Dhe është naive të imagjinosh që drejtimet ku po shkon zhvillimi teknologjik nuk është i ndikuar nga ata që kanë pushtetin në shoqëri.

 

Jam i gëzuar që ti e pranon deri diku dimensionin gjysëm fetar të transhumanizmit. Historikisht, një rol i disa feve ka qenë justifikimi i poziticimit të atyre që kanë pasurinë dhe pushtetin. Nuk është cudi që transhumanizmi ëhstë i famshëm midis tekno-elitës kaliforniane.

 

Në ndikim, transhumanizmi ëhstë shteti fetar i teknoliberalizmit kalifornian, dhe si të gjitha shtetet fetare qëllim i saj është të justifikojë pushtetin e atyre që janë në detyrë.

 

Burimi:

https://www.sheffield.ac.uk/news/nr/zoltan-istvan-richard-jones-transhumanism-debate-1.561607

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

 



[1] Demos është një revistë tremujore, e publikuar online që trajton ide politike dhe sociale, publikuar nga think-tanku i pavarur, ndërpartiak Demos në Mbretërinë e Bashkuar.

Comments