Duhet t’u hapim njerëzve ‘oreksin’ dhe t’i tregojmë se çfarë kënaqësie është dhe se çfarë do të thotë të bëhesh një njeri i bukur. Nga Enkeleda Suti

Nga Enkeleda Suti 


Aktualisht, kultura e konsumerizmit dhe shoqëria konsumeriste janë një tendencë dhe sfidë globale dhe jo vetëm në Shqipëri, e cila priret më së shumti nga përmbushja e nevojave dhe ‘orekseve’ të çastit dhe pa një vizion më të gjerë dhe më largpamës për t’u vetstimuluar intelekualisht dhe shpirtërisht nëpërmjet një lloj pasurimi kaq të çmuar që mudn të ta dhurojë vetëm letërsia e mirë dhe e vërtetë. Sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, perhapja kaq e gjërë e teknologjisë, smartfonëve, shërbimeve celulare (duke përfshirë edhe Internetin e Gjërave) dhe megatrendet botërore të marrjes së informacionit në formë audiovizive (si p.sh., nëpërmjet Youtube, Netflix etj), duke i çuar njerëzit në kërkimin e mediumeve sa më të shpejta, sa më të thjeshta dhe pa shumë angazhim (apo pa angazhim fare) për të mësuar dhe për t’u kulturuar e lartësuar mendërisht. Edhe televizioni që mund të luajë dhe që absolutisht duhet të luajë një rol thelbësor dhe shumë të rëndësishëm nëpërmjet informimit se ku është, në çfarë faze është aktualisht bota dhe se ku po shkon ajo, tendencat e zhvillimet më të fundit, nxitja, stimulimi dhe drejtimi drejt letërsisë së mirë e të vërtetë, janë tërësisht të kthyera në kanale informimi konsumeriste (shumicë e kohës ‘copy - paste’ lajmesh nëpër portale dhe media sociale online), për të mos thënë që në shumicën e rasteve postohen, publikohen, i jipet vëmendje lajmeve qesharake dhe/ose banale të cilat nuk mbartin asnjë vlerë, moral, mesazh, ide, nuk kanë një “big picture”, dhe që motivohen thuajse vetëm nga raporti klikim për lajm përkundrejt sponsorizimit të reklamave. Mediat tona audiovizive janë kryesisht të fokusuara në politikë, në lajmet e ditës, dhe historiçkat rozë të të ashtuquajturve VIP-a, të cilët nuk duhet të ofrohen dhe shërbejnë kryesisht si ‘role model-e’, dhe tek tuk disa TV Shows, të cilat gjithashtu janë me përmbajtje argëtimi, por të cilave iu mungon përmbajtja e thellë, në dije, edukim, kulturë, që të shërbejnë për t’i hapur njerëzve mendjen dhe shpirtin, nevojën tonë të domosdoshme, të njeriut, për jetuar intelektualisht dhe shpirtërisht dhe jo vetëm materialisht, çka është ajo që na ofrohet tani. Gjenerata e re (apo ata që quhen millennials, të lindurit e pas viteve 1984 dhe që janë rritur dhe kanë jetuar me internetin dhe teknologjinë) kërkon lavdi të menjëhereshme pa angazhim dhe vullnetin për t’iu përkushtuar vetëmësimit, vetnxënies, të qenit autodidakt përmes leximit, etj dhe duke qene 24 orë/7 ditë të javës online, jane thuajse tëresisht të shkëputur nga libri, nga leximi. Por ne e dimë shumë mirë se të lexosh atë letërsinë e mirë, të vërtetën, të madhështoren duhet angazhim dhe vullnet personal, kërkohet kuriozitet për të mësuar, për t’u zhytur më thellë, për të zgjeruar dhe zhvilluar veten papushi, për stimulimin e mendjes dhe zgjerimin e horizontit intelektual, kulturor, mendor dhe shpirtëror. Dhe mbi të gjitha këto janë aktivitete të cilat bëhen vetëm dhe jo në kolektiv dhe se për t’u bërë duhet kohë, të gjitha gjërat kanë nevojë për kohën e vet. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se tendencat që po nxit media sot janë tërësisht të drejtuara nga paraqitja dhe forma e gjërave apo fenomeneve dhe jo drejt bukurisë së brendshme që duhet edukuar. Të gjitha këto justifikohen me “Kështu bëjnë të gjithë!” Kur flasim për librin dhe letërsinë e mirë shtëpitë botuese duhet gjithashtu të luajnë një rol më proaktiv dhe të gjejnë forma alternative të drejtimit dhe tërheqjes së lexuesit drejt leximit. Tani që flasim shtëpitë tona botuese edhe ato më të mirat, kanë mbetur tek kanalet e furnizimit të librarive dhe krijimit dhe postimeve në faqet e tyre në mediat sociale, por sot, në kohët kaq dinamike që po jetojmë dhe ku e gjithë lufta nga çdo kanal i mundshëm drejtohet nga kapja e vëmendjes së njerëzve, nuk mjaftojnë. Duhet ta rimendojnë dërgimin e librit tek lexuesi, duhet të jenë krijues dhe novatorë. Një kulturë konsumeriste dhe shoqëri konsumeriste kanë të bëjnë me vetëm me konsumimin material dhe në çast të gjërave. Ndërsa, ne jemi ende në fazën e konsumerizmit të dukkeve, bota po artikulon tezat e post-konsumerizmit, drejt thjeshtësisë, apo siç na pëlqen neve që të shprehemi “pak e saktë”, të jenë në ato gjëra që ndodhin tani dhe tani, se si të arrijnë bukurinë e brendshme, dhe se si të investojnë në kapitalin mendor, intelektual dhe shpirtëror dhe jo atë material. Në fakt, ajo që duhet të mundësonte teknologjia duke qenë kaq e disponueshme, për të gjithë ne, së bashku me internetin dhe aksesin kaq të madh që ne kemi ndaj burimeve të pakufizuara të dije, e vetmja gjë që duhhet është shtysa e brendshme, stimuli mendor për të mesuar, për t’u vetzhvilluar dhe guximi për të shkuar përtej, gjithmonë. Gjeneratat përpara nesh janë rritur dhe ekspozuar vetëm ndaj TV dhe radio, por gjenerata e sotshme ka akses nӓ çdo gjë, e vetmja gjë e që ne, ata duhet të kenë është oreksi intelektual, që fatkeqesisht mungon dhe që, nga ana tjeter, edhe konfirmohet dhe konformohet nga ajo që transmetojnë dhe ku e si investohen sot mediat tona audiovizive të “thara” nga arti, kultura, muzika, letersia e mirë etj etj. Më ka pëlqyer gjithmonë një shprehje shumë e famshme e Carl Rogers, i cili ka thënë diçka pak a shumë si kjo, “Unë nuk besoj në vlerën e mësimdhënies; ai që do të mësojë mëson. E shumta që mund të bëjë një edukator, një mësues është që të shtrojë tavolinën dhe të tregojë se sa e shijshme është e gjitha kjo.” Duhet t’u hapim njerëzve ‘oreksin’ dhe t’i tregojmë se çfarë kënaqësie është dhe se çfarë do të thotë të bëhesh një njeri i bukur. 


Comments