Fever - Nga Peggy Lee

Zoçkat kanë lindur që t’ju bëjnë me ethe
Qofshin gradë fahrenheiti apo celciusi 
Ato ju shkaktojnë ethe kur i puthni
Ethe, nëse jeton, do të mësosh
Ethe deri sa të cicërosh...

Nuk e di kurrë sesa shumë të dua
Nuk e di kurrë se sa shumë të kam për zemër
Kur ti hedh krahët rreth meje 
Më kapin ca ethe që mezi i duroj
Ethe kur me puth
Ethe kur më shtrëngon
Ethe në mëngjes
Ethe gjatë gjithë natës

Dielli ndriçon ditën
Drita e hënës ndriçon natën
Ndërsa unë ndizem kur ti thërret emrin tim
Dhe ti e di që unë do të të trajtoj siç duhet
Ethe kur me puth
Ethe kur më shtrëngon
Ethe në mëngjes
Ethe gjatë gjithë natës

Të gjithë kanë ethe
Këtë e dini të gjithë
Ethet nuk janë një gjë edhe kaq e re
Ethet kanë filluar kohë më parë

Romeo donte Xhulietën
Xhulieta ndjente të njëjtën gjë
Kur ai i hidhte asaj krahët ai i thoshte
Xhuli zemër, ti je flaka ime
Ethe,
Ethe kur më puth
Ethe me rininë flakëruese
Ethe, unë jam zjarr
Ethe, unë digjem, 
Përnjimend...

Kapiten Smith dhe Pocahontas
Kishin një marrëdhënie të çmendur
Kur i ati i saj tentoi ta vriste
Ajo i tha, babush, mos guxo
Ai më shkakton ethe
Me puthjet e tij
Ethe kur më shtrëngon
Ethe, unë jam gruaja e tij
Babush s’do ta trajtosh siç duhet?

Tani e dëgjuat historinë time
Ja se ku doja të dilja...
Zoçkat kanë lindur që t’ju bëjnë me ethe
Qofshin gradë fahrenheiti apo celciusi 
Ato ju shkaktojnë ethe kur i puthni
Ethe, nëse jeton, do të mësosh
Ethe deri sa të cicërosh
Ç’mënyrë e këndshme për t’u djegur...

...

https://www.youtube.com/watch?v=jt8V80dQJ_o

Comments