FILMI, ARTI & JETA SIPAS David Lynch

‘Edhe një kafe e keqe është më mirë sesa pa kafe fare.’ – David Lynch

 

‘Nuk mendoj se, ishte dhimbja ajo që e bëri të madh Vincent Van Gogh-un – mendoj se, pikturat e tij i dhuruan atij çfarëdolloj lumturie që ai pati në jetë.’ – David Lynch

 

‘Idetë janë si peshqit. Nëse kërkoni që të peshkoni për peshq të vegjël, mund të qëndroni në cektësirë. Por nëse kërkoni që të peshkoni peshq të mëdhenj, duhet të shkoni më thellë. Aty poshtë thellë, peshqit janë më të fuqishëm dhe më të pastër. Ata janë jashtëzakonisht të mëdhenj. Dhe ata janë të bukur.’ – David Lynch

 

‘Mua më pëlqen që ti kujtoj gjërat sipas mënyrës sime. Se si i mbaj unë mend, dhe jo siç kanë kanë ndodhur domosdoshmërisht.’ – David Lynch

 

‘Ne mendojmë se, ne i kuptojmë rregullat ndërsa bëhemi njerëz të rritur, po ajo që ne përjetojmë në të vërtetë është një ngushtim i imagjinatës.’ – David Lynch

 

‘Mëspova se, mu aty poshtë sipërfaqes ka një botë tjetër, dhe ende botë edhe me të ndryhsme nëse gërmojmë edhe më thellë. Unë e dija këtë qëkur isha fëmijë, por nuk gjeja dot prova. Ishte thjesht si një lloj ndjesie. Ka mirësi tek qiejt blu dhe tek lulet, por një forcë tjetër – një dhimbje e egër, një rrënim, një degradim - - gjithashtu shoqëron çdo gjë.’ – David Lynch

 

‘Mendoj se, njerëzit nuk e pranojnë dot faktin që jeta nuk ka kuptim. Mendoj se, kjo gjë i vendos ata në pozita shumë të parehatshme.’ – David Lynch

 

‘Absurditeti është gjëja që më pëlqen më shumë në jetë.’ – David Lynch

 

‘Lopa ime nuk është e bukur, po ajo është lopa më e bukur për mua.’ – David Lynch

 

‘E zeza ka thellësi...ju mund të hyni në të, dhe mund të filloni të shikoni atë që keni frikë. Do të filloni të shikoni atë që doni, dhe ajo do të kthehet në një ëndërr.’ – David Lynch

 

‘Është kaq çliruese, kaq e bukur, që të kesh një dështim të madh. Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë për të filluar ngjitjen.’ – David Lynch

 

‘Ka gjithmonë frikë nga e panjohura ku ka mister.’ – David Lynch

 

Comments