FILMI, ARTI & JETA SIPAS Stanley Kubrick


‘Unë mendoj se, gabimi i madh në shkolla, është përpjekja për t’i mësuar fëmijëve ndodnjë gjë, si edhe duke përdorur frikën si motivacionin bazë. Frikë nga marrja e notave ngelëse, frikë nga mosqënia me klasën tënde, etj. Interesi mund të prodhojë të mësuarit në një shkallë krahasuar me frikën si ai i një shpërthimi nuklear ndaj një fishekzjarreje.’ – Stanley Kubrick

 

‘Fakti më tmerrues rreth Universit, është jo se ai është armiqësor, por se ai është indiferent, por nëse ne arrijmë të përballojmë këtë indiferencë, atëherë ekzistenca jonë si specie mund të ketë një kuptim të vërtetë. Sado e madhe që të jetë errësira, ne duhet të furnizohemi me vet dritën tonë.’ - Stanley Kubrick

 

‘Unë nuk e di gjithmonë se çfarë dua, por e di se çfarë nuk dua.’ – Stanley Kubrick

 

‘Nëse mund të shkruhet, apo mendohet, atëherë mund të bëhet edhe film.’ - Stanley Kubrick

 

‘Nëse mund të flisni në mënyrë të shkëlqyer mbi një problem, atehërë mund të krijosh iluzionin ngushëllues që je mjeshtër i saj.’ - Stanley Kubrick

 

‘Kombet e mëdha gjithmonë kanë qenë gangstere, ndërsa të voglat prostituta.’ - Stanley Kubrick

 

‘Një film është – ose duhet të jetë – më shumë si muzikë se sa si trillim. Ai duhet të jetë një progresion gjendjesh humori dhe ndjenjash. Tema, ajo që qëndron pas emocionit, kuptimi, të gjitha këto vijnë më pas.’ - Stanley Kubrick

 

‘Vëzhgimi është një art në vdekje.’ - Stanley Kubrick

 

‘Nuk kam qenë i sigurt nëse morali i historisë së Ikarit duhe të jetë, siç pranohet gjerësisht, si ‘mos u përpiq të fluturosh shumë lartë,’ ose nëse ajo mund të mendohet gjithashtu si ‘harroji puplat dhe dyllin, dhe merru më shumë me krahët.’ - Stanley Kubrick

 

‘Të vdekurit dinë vetëm një gjë, është më mirë të jesh gjallë.’ – Stanley Kubrick

 

‘E gjithë ideja e Zotit është absurde. Nëse vlen për gjë, (filmi) ‘2001’ tregon se, ajo që disa njerëz e quajnë ‘Zo’ është thjesht një pranimi i vet injorancës së tyre. Ajo që ata nuk e kuptojnë, ata e quajnë ‘Zot’. - Stanley Kubrick, intervistë 1963

 

‘Nuk mësova kurrë asgjë në shkollë dhe nuk kam lexuar asnjë libër për kënaqësinë time deri sa u bëra 19-të vjeç.’ - Stanley Kubrick

 

‘Nëse shahu ka një marrëdhënie me filmbërjen, ajo ka të bëjë me atë mënyrën se si ai ju ndihmon që të zhvilloni durimin dhe disiplinën kur ju duhet të zgjedhnin ndërmjet alternativave në një kohë të dhënë kur një vendim impulsiv ju duket shumë tërheqës.’ - Stanley Kubrick

 

‘Ekrani është një instrument magjik. Ai ka një fuqi të tillë saqë të mbajë interesin të gjallë ndërsa shpalos emocione dhe gjendje hmori që nuk mund ti kapë asnjë formë tjetër arti.’ – Stanley Kubrick

 

‘Libri mund të jetë edhe kapele.’ - Stanley Kubrick

 

‘Kur njeriu nuk zgjedh dot, atëherë ai nuk është më njeri.’ - Stanley Kubrick

 

‘Një njeri shkruan një roman. Një njeri shkruan një simfoni. Është thelbësore që një njeri të bëjë një film.’ - Stanley Kubrick

 

‘Kurrën e kurrës mos qëndroni afër pushtetit. Mos u miqësoni me askënd që ka pushtet të vërtetë. Është e rrezikshme.’ - Stanley Kubrick

 

‘Shkatërrimi i këtij universi nuk do të thotë asgjë në nivel kozmik.’ - Stanley Kubrick  

‘Unë kam një grua, tre fëmijë, tre qen, dhe shtatë mace. Unë nuk jam Franz Kafka, që rri ulur dhe vuan vetëm.’ - Stanley Kubrick 

Comments