He venido a decirte - Nga Omara Portuondo

Kam ardhur të të them sot

Se të dëshiroj ende

Kam ardhur të të them sot

Se të dua ende

 

Se dua të jem me ty

Më shumë edhe më shumë çdo ditë

 

Kam ardhur të të them

Se asgjë dhe askush

Nuk na ndan dot

Apo të shkulë

Dashurinë tënde nga shpirti im

 

Për dashurinë tënde

Mund të përballem me këdo

Për dashurinë tënde

Mund ta jap edhe jetën time

 

Kam ardhur të të them

Se të dua ende

 

...

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=jYgQ89hXbSk&list=RDEMcn4Jzx0BQcUY-Y8IYrUgSw&index=20  

 

Comments