Is that all there is - Nga Peggy Lee

Më kujtohet kur isha vajzë e vogël, dhe në shtëpinë tonë ra zjarr

Nuk do ta harroj kurrë fytyrën e tim eti teksa më mbështolli

Në krahët e tij dhe vrapoi për të dalë nga ndërtesa që digjej në trotuar

Unë rrija aty duke u dridhur në pizhamet e mia dhe pashë gjithë botën të digjej

Dhe kur çdo gjë mbaroi i thashë vetes, kaq ishte...kaq e pat edhe zjarri

 

Kjo është e gjitha...

Nëse kjo është e gjitha, atëherë le të vallëzojmë

Hapini pijet dhe ejani të vallëzojmë

Nëse kjo është e gjitha...

 

Dhe kur isha 12 vjeç, im atë më çoi në cirk, në shfaqjen më të madhe mbi tokë

Kishte klloun dhe elefantë dhe arinj që vallëzonin

Dhe një zonjë e bukur me geta rozë fluturoi përmbi kokat tona

Dhe kështu u ula aty duke parë atë spektakël të mrekullueshëm

Kisha ndjesinë se diçka mungonte

Nuk e di se çfarë, por kur mbaroi

I thashë vetes, ‘kaq ishte...kaq e pat edhe cirku?

 

Pastaj rashë në dashuri, kokë e këmbë, me djalin më të bukur në botë

Ne bënim ecje të gjata përgjatë lumit ose thjesht uleshim për orë të tëra dhe vështronim në sytë e njëri-tjetrit

Ne ishim kaq shumë të dashuruar

Pastaj një ditë ai u largua dhe unë mendova se do të vdisja, por nuk vdiqa

Dhe pastaj kur nuk vdiqa i thashë vetes, kaq ishte...kaq e pat edhe dashuria?

 

Kjo është e gjitha, kjo është e gjitha

Nëse kjo është e gjitha miqtë e mi, le të vazhdojmë të vallëzojmë

 

E di që jeni duke i thënë vetes

Nëse ajo ndjehet kështu, atëhëre perse nuk i jep fund gjithçkaje?

Oh, jo, unë jo nuk e kam me nxitim për të shkuar tek zhgenjimi im i fundit

Sepse e di me po aq siguri siç po rri këtu duke folur me ju se

Kur të vijë ai çasti i fundit dhe unë të jem duke marrë frymën time të parë, do t’i them vetes

 

Kjo është e gjitha, kjo është e gjitha

Nëse kjo është e gjitha, atëherë le të vallëzojmë

Hapini pijet dhe ejani të vallëzojmë

Nëse kjo është e gjitha

 

...

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=3sWTnsemkIs&index=12&list=PLFmJGTr9ikTAzRNS06tMCrUtzzA98A8hl

 

Comments