JETA NË EPOKËN E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE Nga Noah Harari

Nga Noah Harari

29 nëntor 2017

 

Cili do të jetë ndikimi i inteligjencës artificiale mbi shoqërinë, kulturën dhe ekonominë tonë? Në këtë video, prodhuar për Konferencën ‘JDDiscovery’, Prof. Yuval Noah Harari, trajton një nga ndryshimet më të mëdha në historinë tonë qëkur ka filluar jeta në Tokë: ku përzgjedhja natyrore do të zëvendësohet nga dizenjimi inteligjent, si forcë parësore e evolucionit.   


 

Sot, dua t’ju flas për revolucionin më të madh të shekullit të XX-të, që ka të ngjarë që të jetë jo vetëm revolucioni më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e njerëzimit, por aktualisht revolucioni më i madh që nga fillimi i jetës. Për 4 miliardë vite, arti i jetës është kontrolluar nga parimet e përzgjedhjes natyrore, si edhe nga ligjet e bioalkmisë organike. Nuk ka rëndësi nëse jeni një dinozaur, një amebë, një homo sapiens, apo një domate, ju keni evoluar sipas përzgjedhjes natyrore dhe ju jeni të përbërë nga pjesë organike. Tani ,shkenca është duke shërbyer si një shtysë për një epokë tërësisht të re, epokën e inteligjencës artificiale, në të cilën përzgjedhja natyrore do të zëvendësohet me dizenjimin inteligjent. Kështu, ne do të shikojmë krijimin e parë të formave të jetës joorganike pas katër miliardë vitesh evolucioni.  

 

Ky evolucion, do të ketë ndikime të frikshme, në një shkallë kozmike. Një nga ndikimet është se, pas katër miliardë vitesh në të cilën jeta ka qenë e kufizuar vetëm në planetin e Tokës, për herë të parë ajo do të jetë e aftë të dalë jashtë këtij planeti dhe të fillojë të përhapet në galaksi dhe në univers. Por revolucioni i inteligjencës artificiale, do të ketë një ndikim edhe më të shpejtë jo vetëm në galaksi, por mbi shoqërinë, kulturën dhe ekonominë tonë. Një pasojë shumë e rëndësishme të cilën ne do ta shikojmë në dekadat e ardhshme dhe të cilën ne mund ta shikojmë edhe që tani, në ditët e sotme, është transferimi i autoritetit nga njerëzit tek algoritmet.

 

Shumë edhe më shumë vendime të cilat në të kaluarën merreshin nga monopoli i qenieve njerëzore, ato vendime i kemi marrë ne, në të ardhemn do të merren nga kompjuterat dhe nga algoritmet e përbërë nga të dhëna të mëdha. Këndvëshrimi bazë ose ndryshimi bazë, në çastin që do të kemi të dhëna të mjaftueshme biometrike dhe fuqi të mjaftueshme përpunimi kompjuterik, një algoritëm i jashtëm mund të më kuptojë mua më mirë sesa unë mund të kuptojë vetëveten. Një algoritëm i jashtëm, që ka shumë të dhëna rreth meje dhe fuqi të madhe përpunimi komjuterik, mund t’i kuptojë dëshirat, emocionet, mendimet, vendimet e mia, mund të kontrollojë dhe të më manipulojë mua në një shkallë të gjerë. Dhe kjo gjë fillon me gjëra shumë të vogla, me vendime shumë të thjeshta në jetë si, për shembull, çfarë libri të blesh. Më parë, nëse ju dëshironit të blinit një libër, ju varëshit në vet ndjenjat tuaja dhe ndoshta nga rekomandimet e miqve dhe të anëtarëve të familjes, të cilët ju njihnin ju dhe shijet tuaja. Por gjithnjë edhe më shumë, këto vendime të thjeshta se çfarë libri të blini dhe të lexoni do të bëhen për mua nga një algoritëm kompjuterik si p.sh., algoritmat e Amazon-it.

 

Dhe sa më shumë që ne varemi nga këto algoritma, që na njohin ne do të humbasim aftësinë për t’i marrë vendimet për veten tonë. Sepse aftësia për të marrë vendime të tilla ka të bëjë me përdorimin ose humbjen e tyre. Nëse ju nuk i ushtroni këto aftësi, ato janë si një muskul, dhe nëse ju nuk i përdorni ato, atëherë ju do t’i humbisni ato dhe diçka e tillë është duke ndodhur që sot siç është në rastin e aftësisë tonë për të lundruar në hapësirë.

 

Më parë, nëse do t’ju duhej të shkonit nga këtu tek stacioni i trenit, ju do t’ju duhet të vareshit në njohuritë dhe në përvojën tuaj, ndërsa tani ju vareni nga telefoni juaj inteligjent (smartphone) për t’ju treguar se ku të shkoni dhe shumë shpejt ne do të humabsim aftëinë për të gjetur rrugën tonë në hapësirë. Kështu, një ndikim i rëndësshëm i inteligjencës artificiale, do të jetë që autoriteti do të transferohet nga njerëzit tek algoritmet.

 

Një ndikim tjetër i rëndësishëm i inteligjencës artificiale, është se ai do të ndryshojë tërësisht ekonominë, veçanërisht tregun e punës. Me tejkalimin e njerëzve nga inteligjenca artificiale, në shumë edhe më shumë detyra, kjo do të bëjë që njërëzit të dalin gjithnjë edhe më shumë nga tregu i punës dhe kështu, ne do të mund të shikojmë krijimin e një klasë të madhe njerëzish të padobishëm në shkallë globale. Një klasë njerëzish, të cilët nuk mund të bëjnë asgjë më mirë sesa inteligjenca artificiale. Për shembull, profesione si shofer automjeti. Pesë apo dhjetë vite më parë, dukej sikur shkenca e trillimit (p.sh., si në film) të mendonte se, një kompjuter do ta drejtonte makinën më mirë sesa një qenie njerëzore. Por sot, në këtë industri shumica e ekspertëve supozojnë që diçka e tillë është thjesht çështje kohe, ndoshta 20-të apo 30-të vite deri sa makinat e vetëdrejtuara nga kompjuterët do t’i nxjerrin shoferët nga tregu i punës duke zëvendësuar me miliona shoferë taksish, autobuzësh dhe kamionësh të vetdrejtuar nga robotë inteligjentë. Avantazhet e drejtimit të një automjeti nga inteligjenca artificiale, përkundrejt një njeriu janë të pafundme kështu që, bën shumë kuptim që njerëzit të zëvendësohen nga shoferë me inteligjencë artificiale. Dhe për arsye të ngjashme do të ketë edhe më shumë kuptim që të zëvendësohen doktorët njerëz me doktorë të inteligjencës artificiale.

 

Dhe diçka e tillë do të shoqërohet me një zhvdensoje të madhe, ndryshime të mëdha në pushtetin ekonomik dhe politik nga një maxhoritet i madh njerëzish tek një elitë shumë e vogël, që kontrollon dhe ka në zotërim këto algoritme, kompjuter, apo rrjete.

 

E njëjta gjë, mund të ndodhë edhe në botën e financës për të mundësuar vendimmarrje të matur dhe efiçiente, ku shpejtësia është shumë shpesh mjaft e rëndësisheme si edhe aftësia për të analizuar një sasi të madhe informacioni. Inteligjenca artificiale, mund të përpunojë me më shumë shpejtësi dhe me më shumë efiçiencë sesa qeniet njerëzore. Një avantazh tjetër i rëndësishëm i intelgjencës artificiale, kur kemi të bëjmë me marrjen e vendimeve financiare, është se inteligjenca artificiale nuk ka emocione dhe trup. Kur njerëzit marrin vendime financiare për miliona dollarë, jen apo euro, shpesh ata marrin vendime të tmerrshme sepse ata janë të lodhur, nuk janë të përqëndruar, sepse ata janë të zemëruar për diçka, sepse janë të dëshpëruar, ndërsa inteligjenca artificiale, nuk do të bëjë kurrë gabime të tilla. Ajo nuk ka trup, kështu që, ajo nuk është e uritur, apo e lodhur dhe inteligjenca artificiale nuk do të jetë kurrë e zemëruara apo e dëshpëruar, sepse ajo nuk ka mendje, nuk ka emocione dhe ajo do të marrë gjithmonë vendime në përputhje me të dhënat që shikon dhe jo sipas një emocioni të çastit.

 

Kështu, ka shumë të ngjarë që në dekadat e ardhshme gjithnjë edhe më shumë vendimet financiare do të merren nga inteligjenca artificiale dhe jo nga njerëzit dhe se konkurrenca në tregjet financiare do të jetë ndërmjet algoritmeve dhe jo ndërmjet njerëzve. Në fakt, me përshpejtimin e këtij procesi ne mund të arrijmë një pikë, madje edhe brenda vet jetëgjatësisë, tonë ku tregjet sistemet dhe tregjet tona financiare do të menaxhohen vetëm nga inteligjenca artificiale, dhe gjërat po ndodhin kaq shpejt, dhe në një shkallë kaq të gjerë, ku asnjë qenie njerëzore nuk do të jetë e aftë për të kuptuar tregjet financiare.

 

Në 50-të vite, ndoshta asnjë qenie njerëzore nuk do të jetë e aftë që t’i kuptjtë më sistemet financiare. Vetëm inteligjenca artificiale, do të ketë kapacitetin për të përpunuar kaq shumë të dhëna, dhe me kaq shumë shpejtësi në mënyrë që ato të kenë kuptim në botën financiare. Rezultati përfundimtar i këtyre proceseve në tregun e punës, është se ne mund të shikojmë ngritjen e një klase të madhe njerëzish të padobishëm në rang global. Klasën e të padobishmëve.

 

Ashtu siç ndodhi në shekullin e XIX-të, ku revolucioni industrial krijoi një klasë të re – proletariatin urban, klasën punëtore dhe ndoshta një nga çështejt më të mëdha, ekonomike, politike dhe sociale të shekullit të XXI-të do të jetë se çfarë duhet bërë me këto qindëra milionë njerëz të padobishëm. Sigurisht, të padobishëm jo sipas kënvështrimit të prindërve apo të miqve apo të fëmijëve të tyre, por të padobishëm sipas këndvështrimit të sistemit ekonomik dhe politik.

 

Sigurisht që, me këto zhvillime do të ndodhin edhe shfaqja e llojeve të reja të punës, me zhdukjen e të gjitha vendeve të punës në drejtimin e automjeteve  deri tek prodhimi i bluzeve madje edhe në mjekësi ose në financë, me shumë mundësi që do të krijohen lloje dhe vende të reja pune. Por ne nuk mund të jemi të sigurtë që do të ketë vende të reja të mjaftueshme dhe përveç kësaj ka edhe dy pengesa të mëdha të cilat mund ta parandalojnë krijimin e këtyre vendeve të reja të punës për zgjidhjen e problemit të kësaj klase njerëzish të padobishëm.

 

Së pari, edhe nëse ka vende të reja pune për njerëzit, do t’u duhen aftësi shumë të mëdha në mënyrë që ata të mund të punojnë në këto vende të reja pune. Shumica e ekspertëve vlerësojnë se, vendet rutine të punës si p.sh., prodhimi i një bluzeje, apo drejtimi i një automjeti do të zihen nga robotët dhe kompjuterat. Vendet e reja të punës, do të kërkojnë gjëra si krijmtari, gjenialitet dhe fleksibilitet dhe shumica e njerëzve nuk kanë arsimimin dhe trajnimin e nevojshëm për të përbushur kriteret e këtyre vendeve të reja të punës.

 

Kështu, do të kemi miliona drejtues taksish apo punëtorë teksilesh, pa një vend pune dhe vende të reja, për shembull, në inxhinjeri programesh kompjuterike, dhe çka e bën më keq situatën është se revolucioni i inteligjencës artificiale nuk do të jetë vetëm një ngjarje vendimtare e vetme.

 

Revolucioni i inteligjencës artificiale, do të jetë një kaskadë e një apo e disa revolucioneve të tjera më të mëdha pasuese. Kështu që, cilat do qofshin vendet e reja të punës që do të shfaqen, brenda 10-të apo 20-të viteve, edhe këto vendet e reja të punës me shumë mundësi do të zhduken, të cilat do të rrëmbehn nga versione më të mira apo nga një gjeneratë e re kompjuterash dhe algoritmesh. Vetë ideja e pasjes së një pune apo të një profesioni për jetë do të jetë tërësisht jashtë mode. Dhe ky nuk është një problem të cilin ne mund ta vonojmë për 20-të apo 30-të vite. Nuk është se ne mund t’i themi vetes ok, revolucion i inteligjencës artificiale do të ndodhë në vitin 2040-të ose 2050-të, dhe ne do të shqetësohemi për të kur të ndodhë. Ne duhet të shqetësohemi për të sot. Sepse çështja e madhe sot, është se çfarë do t’u mësojmë fëmijëve në shkolla në vitin 2017-të, çfarë t’u mësojmë studentëve në kolegje apo në universitete në vitin 2017-të, në mënyrë që ata të keni një vend pune dhe aftësitë e nevojshme në vitin 2040-të.

 

Nëse do të presim deri në vitin 2040-të do të jetë shumë vonë. Shumica e gjërave që mësohen sot në shkolla, kolegje apo në universitet do të jenë të parëndësishme deri atëherë. Dhe problemi më i madh është se ne nuk e dimë se si do të jetë situata ekonomike në vitin 2040-të apo 2050-të. Askush nuk e di këtë.

 

Për herë të parë në histori, ne nuk e dimë se çfarë pamje do të ketë bota në 20-të, 30-të apo 40-të vjet. Kështu që, ne nuk kemi asnjë ide se çfarë t’u mësojmë fëmijëve tanë. Basti më i mirë, është që t’u mësojmë fëmijëve fleksibilitet dhe ekuilibër mendor. E vetmja gjë që dimë me siguri për botën e vitit 2050-të, është se ajo do të jetë shumë e ndryshme nga bota e sotme dhe që do të jetë një botë e mbushur me tensione, e karakterizuar nga ndryshime të vazhdueshme. Kështu që, sido që të jetë situata, njerëzve do t’u duhet shumë ekuilibër dhe fleksibilitet mendor për të përballuar të gjitha këto ndryshime.

 

Një komenti i i fundit, është që të jemi shumë të qartë se teknologjia nuk është përcaktuese mbi cilat vendime duhet të marrim ne njerëzit. Ajo nuk ka qenë kurrë e tillë. Teknologjia gjithmonë hap një prospekt të gjerë mundësish përpara nesh, por ajo nuk përcakton dot se cila mundësi ne zgjedhim që të realizojmë.

 

Inteligjenca artificiale, përfundimisht do të ndryshojë tërësisht jetën tonë, shoqërinë, dhe sistemin tonë politik dhe ekonomik. Por në cilën mënyrë? Ka shumë mënyra të ndryshme. Dhe ne kemi ende një masë zgjedhjeje se çfarë të bëjmë më këto teknologji të reja. Nëse disa nga mundësitë që unë kam theksuar këtu, ju frikësojnë, ju jeni ende në kohë për të bërë dicçka për këtë.

Faleminderit!   

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?time_continue=21&v=4JfK1bJ16es

 

Comments