Kolazh me shprehje për artin, jetën dhe dashurinë

‘Ndonjëherë ne zgjohemi. Ndonjëherë rënia të vret. Dhe ndonjëherë, kur bie, fluturon.’ – Neil Gaiman


‘Guximi është virtyti më i rëndësishëm nga të gjitha, sepse pa guxim, nuk mund të praktikoni asnjë virtyt tjetër.’ – Maya Angelou


‘Qëndrimi është një zgjedhje. Lumturia është një zgjedhje. Optimizmi është një zgjedhje. Mirësia është një zgjedhje. Të japësh është një zgjedhje. Respekti është një zgjedhje. Çfarëdolloj zgjedhje që ju të bëni, zgjidhni me mënçuri.’ – Roy T. Bennett


‘Bëni gjëra. Jini të zgjuar, kurioz. Mos prisni për goditjen e frymëzimit apo që shoqëria t’ju puthë në ballë. Jini të vëmendshëm. Gjithçka ka të bëjë me vëmendjen. Vëmendje është gjallëri. Ajo ju lidh me të tjerët. Ju bën që të jeni të etur. Qëndroni të etur.’ – Susan Sontag


‘Unë kam qenë dhe ende jam një kërkues, por kam reshtur së pyeturi yjet dhe librat; Kam filluar që të dëgjoj mësimet e gjakut tim teksa më pëshpërit mua.’ – Herman Hesse


‘Ne kënaqemi me bukurinë e fluturës, por rrallë i pranojmë ndryshimet që ajo duhet të kalojë për të arritur atë bukuri.’ – Maya Angelou


‘Romanca është glamuri që e kthen pluhurin e jetës së përditshme në një mjegull të artë.’ – Elinor Glyn


‘Më shumë buzëqeshje, më pak shqetësim. Më shumë dhembshuri, më pak gjykim. Më shumë bekim, më pak stres. Më shumë dashuri, më pak urrejtje.’ – Roy T. Bennett


‘Kur dikush më thotë ‘jo,’ nuk do të thotë që unë nuk e bëj dot, thjesht do të thotë që nuk mund ta bëjë dot me ata.’ – Karen E. Quinones Miller


‘Përse na mësojnë gjithmonë se është e lehtë dhe djallëzore që të bëjmë atë që duam dhe se ne kemi nevojë për disiplinë për të përmbajtur vetveten? Kjo është gjëja më e vështirë në botë - - që të bëjmë atë që duam. Dhe duhet guximi më i madh. Dua të them, për të bërë atë që duam.’ – Ayn Rand


‘Duhet të rrezikoni sepse rreziku më i madh në jetë është të mos rrezikosh asgjë.’ – Leo Buscaglia


‘Sëmundja më e madhe në Perëndim sot nuk është turbekulozi apo lebroza; por të qënit i padëshiruar, i padashur, dhe ndaj të cilit nuk ka asnjë kujdes. Ne mund t’i kurojmë sëmundjet fizike me mjekësinë, por e vetmja kurë për vetminë, dëshpërimin, dhe mungesën e shpresës është dashuria. Ka shumë njerëz në botë të cilët po vdesin për një copë bukë, por ka shumë më shumë njerëz që po vdesin për pak dashuri. Varfëria në Perëndim është i një lloji tjetër varfërie – ajo nuk është vetëm një varëfëri vetmie, por gjithashtu edhe një varfëri shpirtërotre. KA URI PËR DASHURI, siç ka uri për zot.’ – Nënë Tereza


‘Nuk do të jesh kurrë i pasur deri sa të kesh një zemër të pasur.’ – Roy T. Bennett


‘Aerodinamikisht, grerëza nuk duhet të jetë e aftë që të fluturojë, por grerëza nuk e di këtë, kështu që, ajo gjithsesi vazhdon të fluturojë.’ – Mary Kay Ash


‘Asnjë nga zbulimet e mia nuk e kam bërë nëpërmjet një procesi të menduari racional.’ – Albert Einstein


‘Asgjë nuk është origjinale. Vidhni nga çdo gjë që rrezaton me frymëzimin ose me benzinën që furnizon imagjinatën tuaj. Përpijini filmat e vjetër, filamt e rinj, muzikën, librat, pikturat, fotografitë, poezitë, ëndrrat, bisedat e zakonta, arkitektura, urat, sinjalistika e rrugëve, pemët, retë, organizmat e ujit, drita dhe hijet. Zgjidhni vetëm gjërat që i flasin drejtëpërdrejtë shpirtit tuaj. Origjinaliteti është i pavlefshëm; origjinaliteti nuk ekziston. Dhe mos u shqetësoni që t’a fshihni vjedhjen tuaj – madje edhe festojeni atë nëse kjo është ajo që ndjeni. Në çdo rast, kujtoni gjithmonë atë që ka thënë Jean-Luc Godard: ‘Nuk ka rëndësi se nga i merrni gjërat – por se ku i çoni ato.’ – Jim Jarmusch


‘Mos vetëm mëso, përjeto

Mos vetëm lexo, thith

Mos vetëm ndrysho, transformohu

Mos vetëm u lidh, advoko

Mos vetëm premto, tento

Mos vetëm kritiko, inkurajo

Mos vetëm mendo, pesho

Mos vetëm jip, merr

Mos vetëm shiko, ndje

Mos vetëm ëndërro, bëj

Mos vetëm dëgjo, dëgjo

Mos vetëm flit, vepro

Mos vetëm fol, trego

Mos vetëm ekzisto, jeto.’

-          Roy T. Bennett


‘Një ditë e vetme mjafton për të na bërë pak më të gjerë ose, në një kohë tjetër, pak më të vegjël.’ – Paul Klee


‘Çmimi i madhështisëështë përgjegjësia.’ – Winston Churchill


‘Imagjinata është forma më e lartë e këkrimit.’ – Albert Einstein


Comments