Lagrimas do Ceu - Carminho - Fado

Kur këndoj dhe bie shi

Një re pasigurish

Varet sipër kokës sime herë pas here

Çdo pikë më kujton një betim

Trishtueshëm rimojnë

Vargjet që këndoj unë

 

Dhe ajo melodia e ëmbël

Që buron nga fado

Kur vështrimi im turbullohet

Shikoj melodinë e çuditshme

Si shi ose si një erë e tërbuar

Që shkund dritaret

 

Kështu, i dorëzohem pendesave të mia

Kur fado më zotëron

Rima të trishtuara, era murmurin

Këto janë lotët e parajsës

Që burojnë nga unë 

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=dXoia56SxVU#action=share  

 

Comments