Love calls you by your name - Nga Leonard Cohen

Ti mendoje që nuk mund të ndodhte kurrë

Të gjithë njërëzve që ti u bërë

Trupi yt humbur në legjendë, bisha e zbutur

Por këtu, mu këtu

Ndërmjet nishanit dhe shenjave

Ndërmjet oqeanit dhe venave të tua të hapura

Ndërmjet plakut të dëborës dhe shiut

Edhe njëherë, sërish edhe një herë

Dashuria të thërret në emër

 

Gratë në albumin tënd me copëza të ngjitura

Të cilat ti ende i lëvdon dhe fajëson

Ti thua se ato të gozhduan gjer në thua

Dhe ti ngjitesh në sallonet e famës

Oh por këtu, mu këtu

Ndërmjet kikirikëve dhe kafazit

Ndërmjet errësirës dhe skenës

Ndërmjet orës dhe moshës

Edhe njëherë, sërish edhe një herë

Dashuria të thërret në emër

 

Duke strehuar vetminë tënde

Si një armë që nuk do të mësojë kurrë të gjuajë në shenjë

Ti ngec në këtë shtëpi filmash

Pastaj ngjitesh, ngjitesh në famë

Po, dhe këtu, mu këtu

Ndërmjet hënës dhe shtegut

Ndërmjet tunelit dhe trenit

Ndërmjet viktimës dhe njollave

Edhe njëherë, sërish edhe një herë

Dashuria të thërret në emër

 

E lë zonjën të meditojë

Mbi vetë dashurinë, që nuk dua ta pohoj

Udhëtoj poshtë njëqind hapa

Por rruga ende është ende e njëjta

Dhe këtu, mu këtu

Ndërmjet kërcimtarit dhe shkopit të tij

Ndërmjet varkës me vela dhe dhimbjes tënde të vogël

Edhe njëherë, sërish edhe një herë

Dashuria të thërret në emër

 

Ku je, Judy, ku je, Anne?

Ku janë rrugët nga kanë ardhur heronjtë e tu?

Duke menduar me të madhe teksa heq fashën

A isha unë, mos isha unë vetëm duke çapitur, a isha me të vërtetë i çalë?

Oh këtu, eja këtu

Ndërmjet mullirit me erë dhe drithërave

Ndërmjet orës diellore dhe zinxhirit

Ndërmjet tradhëtarit dhe dhimbjes së saj

Edhe njëherë, sërish edhe një herë

Dashuria të thërret në emër

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=Dkyiu3GZ8eQ&index=74&list=PLwjD81rPeQqXrMf0u_3Qk5Ye4X_2ddQjQ&t=0s

 

Comments