Lover Lover Lover - Nga Leonard Cohen

I kërkova tim eti

I thashë, ‘Atë ndryshoma emrin’

Ai që po përdor tani është i mbuluar

Me frikë, pisllëk, dobësi, turp

 

Po dhe dashnor, dashnor, dashnor

Kthehu tek unë

 

Ai më tha, ‘Të kyça në këtë trup

Mu duk si një lloj gjygji

Që mund ta përdorësh si armë

Ose që të bësh ndonjë grua të buzëqeshë’

 

‘Atëherë lërmë të filloj sërish,’ qava unë

‘Të lutem lërmë të filloj sërish

Këtë herë dua një fytyrë të saktë

Dua një shpirt të qetë’

 

‘Unë kurrë, kurrë nuk u ktheva mënjanë,’ më tha ai

‘Su largova kurrë

Ishe ti ai që e ndërtoi këtë tempull

Ishe ti ai që e mbulove fytyrën time’

 

Bëftë shpirti i kësaj kënge

Që të ngrehet lart i pastër dhe i lirë

Qoftë një mburojë për ty

Një mburojë kundër armiqve

 

...

 

https://www.youtube.com/watch?v=FYkJuAb0mMk&t=0s&list=PLwjD81rPeQqXrMf0u_3Qk5Ye4X_2ddQjQ&index=18

 

 

Comments