Now I am back - Nga Pink Martini

E dashur Maria

Kam ardhur të të takoj

Të lutem ma hap derën

Të kam sjellë lule

Të kam pritur me orë të tëra

Nuk duroj dot më

 

Ja çfarë ndodhi

Kur ti po dremisje

U largova veç për një ‘snack’

Isha i uritur

Dhe pastaj u zhduka

Por tani erdha

 

Tani ai ka ardhur prapë

Hëngri një ‘snack’

Tani ai ka ardhur prapë

 

Zemra im po digjet

Nga dashuria jonë

E përvëluar

Nga ai det yjesh

Lejomë të hyj që të të provoj

Që askush tjetër, vajzë

Nuk të do siç të dua unë

 

Oh, më ka marrë malli

Ëndërroj vetëm për ty

Të lutem

U largova vetëm një dy ditë

Por tani jam kthyer sërish

 

Maria, zemër

Më duket se

Ti je ende paksa e zemëruar me mua

Por po bëhet vonë

Çunat po presin

Duhet të ha diçka

 

Më mirë të iki tani

Shpresoj që tani ta dish

Që të dua, ky është fakt

Duhet të nxitoj

Por mos u shqetëso, zemër

‘Sepse do të kthehem

 

...

 

https://www.youtube.com/watch?v=L31bSOBniEo&list=PLKbnyehxLYzy2QmduSRcw2XpwgLuATeWW&index=23  

 

Comments