Përzgjedhje poezish nga Nazim Hikmet

‘Shumica e kafshëve janë si njerëzit

Edhe atyre u pëlqejnë njërëzit e mirë.’

Nga Nazim Hikmet


‘EJA tha ajo...

QËNDRO tha ajo...

BUZËQESH tha ajo...

VDIS tha ajo...

ERDHA...

QËNDROVA...

BUZËQESHA...

VDIQA...

Nga Nazim Hikmet


‘Fjalët më të bukura që kam për ty,

s’ti kam thënë ende.’

Nga Nazim Hikmet

‘Ndarja nuk është as koha dhe as largësia.

Por ura ndërmjet nesh,

më e hollë sesa fija e mëndafshit,

më e mprehtë sesa shpata.’

Nga Nazim Hikmet


‘Të mendosh për ty është bukur, shpresëdhënëse

Është si të dëgjosh këngën më të bukur

Nga zëri më i bukur mbi tokë

Por shpresa nuk më mjafton më

Nuk dua të dëgjoj më ato këngë

Dua të këndoj.’

Nga Nazim Hikmet


‘A ke menduar ndonjëherë të jetosh

Pavetëdijshëm si arinjtë, duke nuhatur tokën

Afër dardhëve dhe errësirës së myshkët

Larg nga zërat njerëzor dhe zjarri?

Nga Nazim Hikmet


‘Më pëlqen tingulli i shiut më shumë sesa zëri im.’

Nga Nazim Hikmet


‘Gjëja më e keqe mes njerëzve

me dije apo padije

mbajtaja e burgjeve brenda nesh.’

Nga Nazim Hikmet


‘Nuk mund të premtoj se do të jem

I qetë, i denjë

Dhe indiferent

Si një shkëmb buzë detit...

Nëse zemra ime do të thyhet

Le të thyhet

Nga zemërimi

Nga dhmbja apo

Nga gëzimi’

Nga Nazim Hikmet


‘Dhe bota është kaq e madhe

Kaq e dashur

Brigjet e saj janë të pafundme

Të jetosh

Si një kryevepër hyjnore

Si dikush që dëgjon një këngë dashurie

Si një fëmijë i magjepsur.’

Nga Nazim Hikmet

Comments