RIVALË TË DENJË | 5 PRAKTIKAT Nga Simon Sinek

Nga Simon Sinek

Përzgjedhur dhe përkthyer nga Enkeleda Suti   


Është edhe një djalë tjetër që bën këtë që bëj edhe unë. Ai mban fjalime, shkruan libra, është jashtëzakonisht i mirërespektuar, bën një punë shumë të mirë. Unë e pëlqej dhe e respektoj punën e tij po ashtu. Por unë e urrej atë. Nuk është asgjë personale. Ai ka qenë gjithmonë i respektueshëm dhe i mirë kurdoherë kur e kam parë në angazhime të ndryshme dhe megjithatë në mënyrë irracionale unë e urrej atë. Dhe për shkak të urrejtjes sime për të, unë jam shumë konkurrues me të. Unë futem vazhdimisht online dhe kontrolloj renditjen e librave të mi dhe pastaj menjëherë futem dhe shikoj renditjen e librave të tij. Nuk kontrolloj librat e askujt tjetër, vetëm të tijat. Dhe nëse unë jam përpara tij, unë jam i vetkënaqur. Dhe nëse unë jam pas tij, xhindosem.


Ne kemi pasur mundësinë që të flasim me njëri-tjetrin në një event dhe me këtë nuk dua të them unë në mëngjes dhe ai pasdite. Dua të them që, ne u intervistuam së bashku në të njëjtën skenë dhe në të nëjtën orë. Unë mendova që intervista do të ishte argëtuese nëse ne do të prezantonim njëri-tjetrin. Dhe kështu që, unë fillova i pari dhe u ktheva nga ai dhe i thashë, “Ti më bën të ndjehem jashtëzakonisht shumë i pasigurt. Të gjitha pikat e tua të forta janë pikat e mia të dobta. Dhe sa herë që përmendet emri yt unë nuk ndjehem fare rehat.” Dhe ai u kthye nga unë dhe me tha, “Çfarë gallate; edhe unë ndjej të njëjtën gjë për ty.” Dhe doli që arsyeja përse unë e urreja atë aq shumë nuk kishte të bënte fare me të, por me mua. Është se pikat e tij të forta më tregonin mua pikat e mia të dobta. Dhe kjo më bënte që të ndjehesha i pasigurt dhe ishte më e lehtë që unë t’a kalaizoja të gjithë atë energji kundër tij. Ishte më e lehtë që t’a kanalizoja gjithë atë energji duke u përpjekur që t’a mundja atë në mënyrë që të ndjehesha vet më mirë. Dhe jo që të merresha me vetveten dhe të mendoja që kam punë për të bërë me veten time. Gjëja më argëtuese ishte që kjo ishte një përvojë katarsistike për të dy ne dhe ne jemi bërë miq të ngushtë  dhe tani punojmë sëbashku rregullisht. Sepse mesa duket njerëzit mund të blejnë më shumë sesa një libër dhe doli se edhe me lehtë sesa të punoja me pikat e mia të dobta ishte që të bashkëpunoja me dikë pikat e forta të të cilit, janë pikat e mia të dobta dhe anasjelltas.


Pra me fjalë të tjera, duhet të keni rivalë të denjë. Kur ne kemi konkrrentë në biznes ne adoptojmë këtë mendësinë për të fituar, apo për t’i mundur ata. Problemi është që kjo nuk është një lojë e fundme. Sepse nuk ka diçka të tillë si fitore sepse ne nuk kemi rënë dakord për parametrat dhe për një periudhë kohore.


Ju zgjidhni parametrat sipas të cilit vendosni që ju jeni fitimtarët, që ju jeni përpara të tjerëve dhe kjo është totalisht arbitrare, sepse nuk bazohet tek të ardhurat, tek sa pjesë të tregut zotëron, por se kush ka më shumë ndjekës në Facebook apo në Instragam. Jo nuk zgjidhni ju. Zgjedhim ne dhe e gjitha kjo është qesharake.


Një rival i denjë është një lojtar tjetër në lojë që është i denjë për t’u krahasuar me. Që në një farë mënyre, forme ose këndvështrimi ju tregon juve dobësitë që ju keni, të cilat janë mundësi për ju që të vetpërmirësoheni. Rivalët e denjë i zgjidhni ju vet. Ju mund të keni shumë prej tyre. Mund të jenë kompani. Mund të jenë individë. Nuk ka edhe pse të jenë në vet industrinë tuaj. Por ata janë njerëz që ju i respektoni. Nuk keni pse ti pëleqeni, por ju i respektoni sepse ata janë më të mirë në ato gjëra ku edhe ju jeni të mirë dhe ata ju tregojnë se, cilat janë mundësitë tuaja ku ju mund të përmirësoheni. Dhe mbani mend që, në lojën e pafundme konkurrenti është vetja juaj dhe që të luash me një mëndësi të pafundme është të luash lojën e përmirësimit të pafundmë dhe këto janë mënyrat më të mira për të zbuluar dobësitë tuaja nga ata që janë më të mirë sesa ne në disa gjëra.


Respektojini rivalët tuaj të denjë dhe përshtatuni teksa ata mund të dalin jashtë loje. Në ditët e hershme të “pi si-së” rivali i tyre i denjë nuk ishte “Apël”, por “Aj bi em”. “Apël” ishin piratët, ndërsa “Aj bi emi” përfaqësonte marinën. “Apëli” përfaqësonte rebelët, dhe “Aj bi emi” përfaqësonte ‘status kuonë’ që ata po luftonin. Por pastaj “Aj bi emi” doli nga loja. Por kjo nuk do të thoshte që “Apëli” kishte fituar. Thjesht do të thoshte që lojëtarë të tjerë kishin dalë nga loja. Dhe kështu, ata u zëvendësuan nga “Majkrosoft”. Tani “Apëli” përfaqësonte piratët dhe “Majkrosofti” përfaqësonte marinën. Unë jam një “Mek”, unë jam një “pi si”. Ne kundër atyre. Dhe pastaj “Majkrosofti” nuk ishte më një rival i denjë. Pastaj kemi Google, dhe Facebook dhe kompani të tjera si këto dhe lufta nuk është më domosdoshmërisht për kompjuterat personal dhe status kuonë, por tani mesa duket ka të bëjë me privacinë personale. Dhe ende, mesa duket “Apëli” përfaqëson më shumë shqetësimet e individëve sesa të korporatave. Me fjalë të tjera, kauza e tyre e drejtë është ende gjallë dhe mirë. Por ajo funksionin në një mënyrë të ndryshme. Dhe ata i përdorin rivalët e tyre të denjë, jo vetëm për të identifikuar dobësitë e tyre, por për t’i mbajtur ata në rrugën e duhur.

Kush janë rivalët tuaj të denjë?


Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=5dtbhd11SYw




Comments