Shprehje nga Steve Jobs

‘Koha juaj është e kufizuar, mos e harxhoni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos bini në kurthin e dogmave, që do të thotë të, jetosh me rezultatet e të menduarit të njerëzve të tjerë. Mos lejo që zhurma e mendimeve të njerëzve të tjerë të mbysë zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, ki guximin të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde. Ato tashmë e dinë se çfarë ju dëshironi që të bëheni me të vëtetë. Çdo gjë tjetër është e dotës së dytë.’ – Steve Jobs 

‘Të mbash në mendje faktin se do të vdesësh është mënyra më e mirë për të shmangur kurthin e të menduarit se keni diçka për të humbur. Tashmë, ju jeni lakuriq. Nuk ka asnjë arsye përse të mos ta ndjekësh zemrën tënde.’ – Steve Jobs 

‘Të mbaja në mendje faktin që, do të vdisja ka qenë mjeti më i rëndësishëm që kam hasur ndonjëherë dhe që më ka ndihmuar të bëj zgjedhjet më të mëdha në jetë. Thuajse çdo gjë - - të gjitha pritshmëritë e jashtme, e gjithë krenaria, të gjitha frikat nga turpi apo nga dështimi - - këto gjëra të gjithë rrëzohen përtokë përballë vdekjes, duke lënë në këmbë vetëm atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Askush nuk do të vdesë. Madje edhe njerëzit që duan të shkojnë në parajsë, nuk duan që të vdesin që të shkojnë atje. Dhe megjithatë, vdekja është fati i përbashkët që ne ndajmë që të gjithë. Askush nuk i ka shpëtuar asaj, dhe kështu duhet të jetë, sepse me shumë gjasa vdekja është e vetmja shpikje e mirë e jetës. Ajo është agjenti i ndryshimit të jetës. Ajo pastron të vjetrën, duke hapur rrugë për të renë.’ – Steve Jobs 

‘Nuk mund ti lidhësh pikat duke parë përpara; ti mund t’i lidhësh ato vetëm duke parë së prapthi. Kështu duhet të besosh që pikat deri diku do të lidhen në të ardhmen tuaj.’ – Steve Jobs 

‘Nëse nuk e keni gjetur ende, vazhdoni të kërkoni. Mos u rehatoni. Sepse si me të gjitha çështjet e zemrës, do ta kuptosh kur ta kesh gjetur. Dhe, si çdo marrëdhënie e madhe, ajo vetëm përmirësohet me kalimin e viteve.’ – Steve Jobs 

‘Qëndro i uritur. Qëndro i çmendur.’ – Steve Jobs 

‘Ndonjëherë jeta do t’ju veshë me një tullë pas koke. Mos e humb besimin. Jam i bindur se, e vetmja gjë që më ka mundësuar që të ecja përpara ishte se kam bërë atë që pëlqeja.’ – Steve Jobs 

‘Duhet të besosh tek diçka – intutita jote, fati yt, tek jeta, karma, çfarëdolloj gjëje. Kjo qajse nuk do t’ju zhgënjejë kurrë, dhe kjo ka bërë të gjithë ndryshimin në jetën time.’ – Steve Jobs 

‘Përse të bashkohesh me marinën kur ti mund të jesh pirati? – Steve Jobs 

‘Më kanë refuzuar, por unë jam ende i dashuruar.’ – Steve Jobs

 

Comments