The Doors ‘The end’

FUNDI


Ky është fundi

Miq të bukur

Ky është fundi

Miku im i vetëm

Fundi


Nga planet tona të detajuara, fundi

Nga çdo gjë që qëndron, fundi

Asnjë siguri asnjë surprizë, fundi

Nuk do të shoh më kurrë në sytë e tu


A mund ta përfutyrosh se çfarë mund të jetë?

Kaq i pakufi dhe i lirë

Dëshpërimisht në nevojë

Për dorën e një të panjohuri

Në një tokë të dëshpëruar


Të humbur në labirntin Romak të dhimbjes

Dhe të gjithë fëmijët janë të çmendur

Duke pritur për shiun e verës


Ka një rreezik në kufinjtë e qytezës

Kalëro në Rrugën e Mbertit, zemër

Skena të çuditshme brenda minierës së arit

Kalëro në rrugën e perëndimit, zemër

Kalëro gjarprin, kalëro gjarprin

Tek liqeni, tek Liqeni i Lashtë, zemër

Gjarpri, është i gjatë, shtatë milje

Kalëro gjarprin

Ai është i vjetër dhe lëkurën e ka të ftohtë

Perëndimi është më i miri

Eja këtu dhe me pjesën tjetër merremi ne

Autobuzi blu po na thërret

Shofer, ku po na çon?


FUNDI


Vrasëri u zgjua përpara agimit

Ai vesh çizmet

Mori një fytyrë nga Galeria e Lashtë

Dhe eci përgjatë korridorit

Ai hyri në dhomën ku jetonte e motra, dhe më pas

I bëri një  vizitë të vëllait, dhe më pas

Ai eci përgjatë korridorit, dhe

Mbërriti tek një derë

Dhe pa brenda

‘Baba?’ ‘Po, bir?’ ‘Dua të të vras’

‘Nënë? Dua të të...’


Eja zemër, rreziko me ne

Dhe takomë pas autobuzit blu

E autobuzit blu, mbi autobuzin blu, mbi autobuzin blu

Eja jeah

‘Fuck, fuck

Fuck, fuck, fuck, fuck

Vrit, vrit, vrit

Vrit, vrit, vrit


Ky ështëfundi

Mik i bukur

Ky është fundi

Miku im i vetëm, fundi


Më dhëmb të të lë të lirë

Por ti nuk do të më ndjekësh kurrë

Fundi i të qeshurave dhe i gënjeshtrave të ëmbëla

Fundi i netëve që u përpoqëm të vdisnim

Ky është Fundi!



The Doors ‘The end’

https://www.youtube.com/watch?v=JSUIQgEVDM4


Comments