Thelbi i Zen: ASKUSH NUK JETON NË BOTËN REALE! Nga Alejandro Jodorowsky

Thelbi i Zen është të mos dish se kush je, sepse që të thuash se kush je...që të mund t’ju them se kush është Aljehandro, mua më duhet tandaj veten ndërmjet Aljehandros që është dhe atij tjetrit qëvëzhgon Aljehandron. Unë e kam ndarë veten, por njeriu ka si qëllim të jetë një njësi e plotë. Kështu që, unë nuk e vëzhgoj dot vetveten. Harta nuk ka të bëjë me territorin. Fjala ‘qen’ nuk kafshon. Fjala nuk barazon veprimin. Por unë mund të shtojë se çdo territor në të cilin ju jetoni,është një hartë, sepse askush nuk jeton në botën reale, dhe fjala ‘qen’ nuk kafshon sepse ajo shkatërron shpirtin tonë, ajo kafshon shpirtin tonë kur ne ndjehemi të ofenduar. Kështu...cili ështëveprimi? Nëse flet për veprimin ti je duke përdorur fjalë për të përshkruar veprimin. Veprimi nënkupton mungesë fjalësh pavarësisht veprimeve gjuhësore dhe poetike me yshtjet magjike. Ne jetojmë në një kohë ku,çdo gjë fallco është duke u rrëzuar. Feja është në krizë dhe çfarë po ndodh me fenë? Ajo është kthyer në një aleate të diktaturave dhe të politikës. Çfarë ka ndodhur me politikën? Ajo është kthyer në një shfaqje me kukulla që flasin me bark, dhe jo me kokë. Çfarë ka ndodhur me ekonominë? Në të shkuarën, paraja kishte një vlerë, ishte flori, kripë. Tani është thjesht letër e printuar. E vetmja vlerë e letrës është borxhi. Kjo është: borxh dhe besim. Çdo gjë është duke rënë. Sa e mrekullueshme qëështë kjo! Arti është duke rënë...Ata janë të lodhur...Muzetë janë duke rënë, ato janë veç shfaqje. Kështu, çdo gjëështë duke rënë. Është e mrekullueshme. Sepse në të shkuarën njeriu jetonte me ide fikse dhe të shprehje diçka ndryshe do të thoshte të vetdënoheshe me vdekje. Për shumë vite, nuk kam prekur asnjë pikë alkooli. Unë nuk pi për të festuar. Unë nuk festoj me stomak. Unë festoj shpirtërisht. Çfarë më duhet në mënyrë që të mund të festoj? Thjesht, të jem i lumtur. Unë jam duke festuar tani. Çfarë më duhet më shumë? Kjo është një festë.

 

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.


Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=TQYolQ2HJ_U

 

Comments