Veinte Años - Nga Omara Portuondo

Përse do të dish nëse të dua

Nëse ti nuk më do më?

Dashuria që ndodhi

Nuk ka pse të kujtohet

Unë isha iluzioni i jetës tënde

Një ditë shumë larg nga tani

Sot unë përfaqësoj të shkuarën

Kjo nuk më kënaq

Nëse do të arrinim gjërat që duam

Ti do të më doje njësoj

Siç me deshe përpara 20 vitesh

Me kaq trishtim shikojmë

Një dashuri që tashmë ka ikur

Një copë shpirti

Që filloi pa keqardhje

 

...

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=lqF6jj-TVFg&index=21&list=RDEMcn4Jzx0BQcUY-Y8IYrUgSw  

 

Comments