Volevo Scriverti da Tanto - Nga Mina

Doja të të shkruaja prej shumë kohësh

Por pastaj këto gjëra nuk i bën

Dhe të ta thoja prej shumë kohësh

Ashtu siç nuk bëra kurrë

 

Një pjesë e zemrës time mendon

Nëse jam çmendur apo jo

A do të më dëgjosh mes reve

Në një qiell edhe më blu?

 

Doja të të thoja që unë

Këndoj ende për ty

Edhe nëse në mënyrën time

Jam e keqe me veten

Doja të të thoja që unë ende

Nuk di ende se kujt t’i besoj

Dhe jam zënë edhe me Zotin

Që ka ca kohë që nuk flet me mua 

 

Doja të të thoja që unë

Kam nevojë për ty

Tani që në njëfarë mënyre

Kam bërë paqe me veten

përgjthmonë

 

Ka net kur netët

Janë shumë të gjata për mua

E shkrij brenda një kafelateje

Çdo përse-në time idiote

 

Një emocion zgjat pak

Dhe kjo është gjë e mirë

Që kur loja të bëhet e rëndë

Një emocion tjetër t’a zëvendësojë atë

 

Doja të të shkruaja prej shumë kohësh

Më fal që s’e bëra kurrë 

 

...

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=0mOUj-uHp0Y

 

Comments