Wonderful tonight - Eric Clapton

Është vonë në darkë; ajo po mendon se çfarë të veshë

Ajo po bën tualetin dhe kreh flokët e saj të gjatë biond

Dhe më pas ajo më pyet, a dukem mirë sonte?

Dhe unë i them, ‘Po, sonte dukesh e mrekullueshme’

 

Shkojmë në një festë dhe çdo njeri kthehet të shikojë

Këtë zonjë të bukur që ecën krahë meje

Dhe më pas ajo më pyet, ‘A ndjehesh mirë?

Dhe unë i them, ‘Po, sonte ndjehem mrekullueshëm’

 

Ndjehem mrekullueshëm sepse

E dua dritën në sytë e tu

Dhe e bukura është

Se ti as që e kupton fare se sa shumë të dua

 

Tani është koha të kthehemi në shtëpi dhe mua më dhemb koka

Kështu i jap asaj çelësat e makinës dhe ajo më ndihmon për në shtrat

Dhe më pas unë i them asaj, teksa fik dritat

I them, ‘E dashur, ishe e mrekullueshme sonte

Oh, e dashura ime, ishe e mrekullueshme sonte

 

https://www.youtube.com/watch?v=vUSzL2leaFM&list=PLChXeamhJLHqwIhSERo__eFffpK6zVTxh

 

Comments