GAZEL I DASHURISE SE BEFTE - Nga Federiko Garsia Lorka
Askush nuk e kuptonte parfumin
e manjoles se erret te barkut tend
Askush nuk e dinte qe torturoje
nje koliber dashurie nder dhembe
Njemije kalushe persiane flinin
ne sheshin me hene te ballit tend
ndersa une - kater net qe rrokja
belin tend,
ku bore kurre s’pat rene
Mes allcie e jaseminesh, degez te zbehte
prej farezash shihja veshtrimin tend
Shkronjat e fildishta qe thonin ‘Gjithmone’
kerkoja nga gjiri per te t’i dhene
Gjithmone, gjithmone...kopsht i agonise
te ikshem e perfytyroj kurmin tend
gjakun e damarve te tu ne gojen time
gojen tende pa drite qe me vdes ne vend.
Nga Federiko Garsia Lorka.
Perkthyer nga Aurel Plasari




Comments
Post a Comment