Poezia “Lavinia” - Nga Ozdemir Asaf

Nuk do të të kërkoj të mos shkosh

Ti je e ftohtë, merre xhaketën time

Këto janë kohët më të bukura të ditës

Qëndro me mua

Nuk do të të kërkoj të mos shkosh

Ende, ti e di

Nëse do gënjeshtra, do të të them gënjeshtra

Do të lëndohesh

Nuk do të të kërkoj të mos shkosh

Por Lavinia, mos shko

Do ta mbaj emrin tënd si një sekret

As ti nuk do ta dish Lavinia

Poezia “Lavinia”

Nga Ozdemir Asaf 

 

Piktura nga Rafal Olbinski 

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

Comments