Poezia “Oqeanët” - Nga Juan Ramon Jimenez

Kam ndjesinë se anija ime

Ka ngecur, aty në thellësi

Përkundër diçkaje të madhe

Dhe asgjë nuk ndodh!

Asgjë...Heshtje...Dallgë

Asgjë nuk ndodh? Apo gjithçka ka ndodhur

Dhe tani ne po qëndrojmë, qetësisht, në jetën e re?

 

Poezia “Oqeanët”    

Nga Juan Ramon Jimenez

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

Comments