Poezia “Të kam parë” - Nga Ozdemir Asaf

Flokët e tu valëviteshin në erë

Aty afër, të shihja

Dielli digjej, deti digjej

Ti flisje, unë dëgjoja

Ti buzëqeshje

Ti ishe e qetë, e menduar

Duke ecur me mua dorë për dore

Rrugës i vinte fundi

Më pas, nuk të shihja më...

Vitet kaluan

Nga larg, shumë larg

Të kam parë

Poezia “Të kam parë”

Nga Ozdemir Asaf 

 

Piktura nga Rafal Olbinski 

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

Comments