Poezia “Vetmia nuk mund të ndahet” - Nga Ozdemir Asaf

Vetmia, një sekond në jetë

Çdo herë rifillon sërish

Nuk mund të kuptohet nga jashtë

Apo një gënjeshtër e madhe

Të ndjek kur përpiqesh ta heqësh qafe

Nuk mund të ndahet

Që më ndan nga ty në një ëndërr për ty

Vetmia nuk mund të ndahet

Nëse ndahet, nuk është vetmi

 

Poezia “Vetmia nuk mund të ndahet”

Nga Ozdemir Asaf 

 

Piktura nga Rafal Olbinski 

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

Comments