NJË HYRJE NË ART DECO: Shpirti i modernitetit...ëndrra për një jetë më të mirë! Emblema e elegancës ndërkombëtare!

Nga REVISTA ARTPSER

                      

Çfarë është Art Deco? Art Deco është një stil artistik, arkitekturor dhe dekorativ nga fillimi i shekullit të 20-të. Vetëm në pak vite, ai u përhap nëpër botë për t’u kthyer në një emblemë të elegancës ndërkombëtare. Art Deco vlerësohej në botën e udhëtimeve për përsosmërinë, elegancën dhe ndonjëherë salltanetet e tij. Modelet gjeometrike të Art Deco u kthyen në një standard kudo. Por, Art Deco ende është i vështirë për t’u përkufizuar për shkak të impaktit të tij të madh.

 

Çfarë është Art Deco?

Nëse Art Deco është kaq i vështirë për t’u përkufizuar, është pjesërisht sepse termi “Art Deco” është një shpikje e pastër. Ai u shfaq në vitet 1960, si referencë ndaj Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Dekorative dhe Industrive Moderne, e cila u zhvillua në Paris në vitin 1925.

 

Në këto kohë, triumfon stili modern. Thuajse të gjitha fushat e krijimit janë të influencuara. Nga arkitektura tek veshjet, bizhuteritë, anijet dhe mobiljet, Art Deco është i kudondodhur.

 

Ky stil krenohet me linjat e pastra dhe modelet gjeometrike. Tek format e tij të rafinuara dhe strukturat funksionale, ne mund të shohim teknikat dhe shpirtin e modernitetit. Art Deco di se si të përdorë materilet e kohës së vet: beton, hekur, bakër dhe alumin. Por ai mbetet elegant dhe reflekton lluks. Në mënyrë që funksionaliteti i objektit të mos ia tejkalojë elegancës, artistët dekorues përdorinin materiale të çmuara të tilla si ar, kristal apo fildish.  

 

Lindja e Art Deco

Fillimi i shekullit të 20-të, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, është një kohë ndryshimesh të mëdha. Bota po ndërkombëtarizohet. Për herë të parë, pjesë të popullsisë së botës ndajnë vende, shije dhe argëtime të përbashkëta.

 

Ngadal ata po refuzojnë format e buta të Art Nouveau. Arabeskat e ekzagjeruara të këtij stili të fundshekullit të 19-të titullohen “stili petë”. Publiku dhe koleksionistët kërkojnë një modenitet më të supozuar; një lluks më të sinqertë, më të rafinuar dhe më të matur.

 

Kështu, edhe përpara viteve 1910, disa arritje shtruan rrugën për Art Deco. Në Austri, për shembull, linjat e kurbëzuara të Art Nouveau u zëvendësuan shpejt nga kompozimet e pavaruara dhe volumet më të thjeshta, veçanërisht falë arkitektit skocez Charles Rennie Mackintosh. Pallati Stoclet nga Josef Hoffmann, fillimi i të cilit nisi në vitin 1905, prezantoi gjithashtu këtë stil në Bruksel dhe në Evropën Perëndimore. Dhe nga viti 1910, shumë artistë dhe dekorues ndryshuan stilin e tyre, të frymëzuar nga karaktersitikat rigoroze dhe të përmbajtura të Art Deco.

 

Një stil heterogjen

Çfarë është Art Deco? Kjo mbetet një pyetje e vështirë. Aplikimet janë të shumëfishta, dhe ndonjëherë ata e ndajnë vetveten në stile të ndryshme. Për shembull, ne mund të dallojmë një Art Deco më shumë të fokusuar tek funksionaliteti dhe një tjetër më shumë të fokusuar tek pamja.    

 

Në anan tjetër, Art Deco, i cili synon të jetë funksional, i drejtohet një klientele më masive. Ajo flirton me të ashtuquajturin modernizëm, një tendencë që favorizon funksionin e objektit. Kjo do të thotë se, dizanji i një obejtki apo godine nuk duhet të ketë asnjë funksion tjetër veçse t’i shërbejë funksionit. Dizanji, forma e objektit, dhe përdorimi i tij, duhet të formojnë një tërësi koherente. Falë kësaj, mobiljet dhe arkitektura Art Deco ishin më të rafinuara. Linjat janë të drejta. Volumet janë të thjeshta. Nuk ka ornamente apo dekorime. Arkitekti dhe dizanjeri Robert Mallet-Stevens është një mishërim i përsosur i kësaj.     

 

Por në anën tjetër, Art Deco është gjithashtu një stil lluksoz, i cili i drejtohet një klientele të pasur. Nuk është e pazakontë që të shohim materiale të tilla si ar apo fildish, të skalituara në objektet Art Deco. Përdoren gjithashtu teknikat e shtrenjta të tilla si vernik, kristal apo zbukurimet. Ngjyrat duhet të jenë intense. Modelet janë ndonjëherë komplekse, dhe përfshijnë tenika mjeshtërore. Louis Süe, piktor, arkitekt dhe dekorues francez, është një shembull i përsosur i kësaj.

 

Art deco dhe udhëtimet

Ekziston një vend ku Art Deco gëzon suksesin e tij më të madh. Ajo është bota e udhëtimeve. Dhe kur ju pyesni, “Çfarë është Art Deco?”, është mirë që të interesoheni për historinë e transportit ndërkombëtar.

 

Në fakt, përpara zhvillimit të linjave tregtare të aviacionit, udhëtimet e gjata realizoheshin kryesisht me tren dhe me linjat oqeanike. Që të dyja u kthyen shpejt në simbole të lluksit dhe të progresit. Me fjalë të tjera, ëndrra për një jetë më të mirë. Kompanitë e transportit konkurruan nëpërmjet lluksit për të tërhequr klientët e pasur. 

 

Linja oqeanike Normandia u lançua në vitin 1932 si një katedrale e Art Deco. Compagnie Générale Transatlantique, që e vedosi atë në shërbim, pyetën shumë artistë, skulptorë dhe dekorues të mëdhenj për ta kthyer këtë anije në një simbol të lluksit. Louis Süe, André Mare, dhe Jean Dunand, për të përmendur disa, janë midis tyre.     

 

Ne mund të mendojmë gjithashtu për trenin ‘Orient Express’ i cili realizonte lidhjen ndërmjet Parisit, Vjenës, Venecias dhe Kostandinopojës. Ata sollën artistët dekorues si René Prou ​​ose René Lalique në vitit 1920. 

 

Vazhdimi dhe fundi i Art Deco

Në fund, falë udhëtimeve dhe klientelës së saj ndërkombëtare të pasur, Art Deco u zhvillua në të gjithë botën. Nga grataçielat e Parisit si Godina Chrysler (1930) deri tek kryeqytetet koloniale si Saigoni, Shangai dhe Hong Kongu, Art Deco është një nga stilet më të hershme me të vërtetë ndërkomëbëtare.

 

Por Lufta e Dytë Botërore dhe trazirat socio-ekonomike të konfliktit shënojnë fundin e këtij stili. Megjithatë, ditën pas luftës, koleksionistët shumë shpejt u bënë të vetëdijshëm për vlerën e Art Deco. Koleksionistët dhe personlaitetet e mëdha si Alain Delon, Yves Saint Laurent dhe Claude Berri i paraprinë ineteresit të muzeve. Dhe tregtarët e mëdhenj dhe historianët ndihmuan për t’i dhënë Art Deco statusin e tij fisnik.    

 

Sot, Art Deco është i pranishëm në të gjitha muzetë më të mëdhenj dhe është një nga stilet më të kërkuara të mobiljeve antike. Sot, influenca e tij në dekor dhe dizanj mbetet i gjithëpranishëm.

 

(Imazhi 1: Ekspozita ‘Shtëpia Leleu, 50 vjet mobilje dhe dekorime,” në muzeun e viteve 1930)


(Imazhi 2: Interior Art Deco)

 

(Imazhi 3: Pallati Stoclet, 1904, dizenjuar nga Josef Hoffmann)

 

(Imazhi 4: Louis Süe, Komo, 1918)

 

(Imazhi 5: Sallë ngrënieje në Normandi)




 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/an-introduction-to-art-deco/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

Comments