Djemtë dhe vajzat sonte janë një - NGA ANNE SEXTON


Djemtë dhe vajzat sonte janë një.
Ata shkopsisin bluzat.
Ata çlirojnë xixillonjat.
Ata heqin këpucët.
Ata fikin dritën.
Krijesat vezulluese janë të
mbushura me gënjeshtra.
Ata po hanë njëri-tjetrin.
Janë të mbingopur.
Natën, vetëm...
Unë martohem me shtratin.
NGA ANNE SEXTON
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

Comments