Poezia ‘Dua të them emrin tim’ - Nga Leon Felipe

Prej ca kohësh tani,
Kam kërkuar për një autobiografi poetike,
që të jetë në të njëjtën kohë,
e shkurtër,
e saktë,
dhe rrëfimtare.
E shkurtër,
Si një çertifikatë,
si një kartelë indeksesh,
si një kartvizitë,
si mbishkrimi skalitur mbi një shkemb,
si një thirrje,
si një emër,
si një emër në hije.
Po kërkoj vetëm një emër!
Emrin tim të vërtetë.
As emrim tim të krishterë e as atë të kastës,
Emrin tim të drejtë,
lindur nga gurgullimi i gjakut tim,
nga humori im,
dhe nga balta e vjetër e kockave të mia,
që është edhe e njëjta baltë e Krijimit,
nga ku dolën thonjtë dhe krahët e mi.
Emrin tim të shkruar me gjurmët e mia mbi rërën e butë,
pak përpara përzierjes së tij me detin,
duke lënë pas një jehonë në erën përpara meje,
dhe zërin e vjetër që më ndjek nga pas.
Emrin tim të vërtetë që më ruan kohë
për psikanalizën,
për rrëfimtarin,
për raporterin,
dhe ruajtesin e parajsës dhe të ferrit.
Një e dhënë e shpejtë që të më lejojë të them menjëherë pa asnjë dyshim,
Ky jam unë!
Asgjë më shumë sesa një emër,
të flakur mbi tavolinën e Gjykimit të Madh,
për të dhënën e fundit mbi Tokë.
Zerin tim njerëzor,
autentik,
të transferueshëm,
legjitim,
shoqëror,
Emrin tim të sotshëm,
atë të djeshmin,
dhe të së nesërmes,
bërë tatuazh mbi trupin tim që dridhet,
emrin tim njerëzor,
kaq aktual,
kaq të vjetër,
dhe kaq të durueshëm,
si ofshama dhe e qara,
Qe ta mbaj me krenari mbi qaf,
si zilen e një deleje,
në tufen e madhe të botës ditën e Gjykimit Final.
Një emër që duhet ta marr dhe
për të cilin duhet të paguaj, ,
dhe për të cilin më duhet të përgjigjem,
dhe për të cilin më duhet të kërkoj.
Mos thuaj asgjë për ‘kujtimet’.
UNE NUK KAM KUJTIME!
‘Kujtimet’ rrëfejnë për gjëra që nuk kanë rëndësi,
Përvoja ime e madhe,
sekreti im i madh,
mëkati im i madh,
që e lë pas,
që më pret përpara,
dhe ngjyra e vetëdijes sime,
mendoj se, i përmbahen gërmave të emrit tim.
Ka nje xhest në trupin tim,
dhe një ton në zërin tim,
që e thotë çdo gjë me shpejtësi drite.
Për këtë emër që po kërkoj!
Që thotë se nga vi,
dhe ku po shkoj.
Dhe është dikush në këtë univers,
që po pret që unë ta them këtë emër,
si një urdhër që ata të ma hapin portën.
Ky duhet të jetë rendi i autobiografisë sime.
Dhe tek Porta e Madhe,
edhe pse pa dokumente,
dhe me të gjitha rrugët e mbledhura në krahun tim,
si plane të padobishme,
në të gjithë do të themi të njëjtën fjalë:
NJERI,
Por vetëm njëri do të flas!
POETI!
Ne që të gjithë jemi duke punuar për këtë,
dhe secili prej nesh është duke mbështjellur rrugët e tij,
Dhe kërkimet për emrin e tij,
Por vetëm njeri do të flasë.
Dua të them se kush jam,
Që të vlerësoj se kush kam qenë,
dhe për të përgatitur veten për atë që do të jem.
Vetja ime më e thellë përbehet nga baltë antike,
një puls urgjent,
një shkëlqim i largët.
Pas meje gjenden gjurmë të pista,
Përpara,
pulitja e dritës mes hijesh,
Dhe brenda zemrës sime,
një dëshirë e zjarrtë për të ditur emrin tim.
Poezia ‘Dua të them emrin tim’, 1943, Leon Felipe
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia nga zemra, mendja, dora e dy njerezve, individeve dhe artisteve shume te talentuar @intoerlin @altsulaj

Comments