Poezia ‘Poeti dhe filozofi’ - Nga Leon Felipe

Une nuk jam filozof.

Filozofi thotë: Unë mendoj...rrjedhimisht, unë jam.
Unë them: Unë qaj, unë bërtas, unë vajtoj, unë blasfemoj...rrjedhimisht, unë jam.
Unë besoj se filozofia fillon me gjykimin e parë, poezia, me vajtimin e fundit.
Unë nuk e di se cila ishte fjala e parë që filozofët thanë në tokë.
Por ajo e poetit të parë ishte: Oh!
Oh!
Kjo është fraza më e vjeter që njohim, peligrinazhin e kësaj Oh!, të gjitha peripecitë e historisë, deri tani kanë qenë poezi.
Një ditë kjo - Oh! bëhet e organizuar dhe e shenjtëruar
Pastaj lindi psalmin,
Nga psalmi, lindi tempulli,
Dhe, hija e psalmit e ka strehuar njeriun për shekuj.
Tani,çdo gjë në tokë është thyer.
Çdo
gje.
Madje edhe rrugët e filozofisë.
Edhe psalmi është çmendur:
Ai qan, bërtet, vajton, blasfemon...
dhe hidhet me kokë në ferr
Tani poetet janë këtu.
Të paktën, unë jam këtu.
Këto janë rrënjët e poezisë përgjatë të gjitha rrugëve mbi tokë
Une besoj se, ajo ndryshon nga filozofia.
Ndaj nuk duhet të themi: kjo është poezi filozofike.
Kjo për shkak se, dallimi thelbësor ndërmjet poetit dhe filozofit, nuk është ajo që është besuar deri tani:
se poeti flet me vargje ritmike, kristaline dhe muzikale.
Ndërsa, filozofi me fjalë të medha, të panjohura, të mërzitshme.
Por se, filozofi beson tek arsyeja,
ndërsa poeti tek çmenduria.
Filozofi thotë:
Për të gjetur të vërtetën
duhet organizuar truri.
Por, poeti thotë:
Për të gjetur të vërtetën
duhet shpërthyer truri.
E vërteta është përtej kutisë së muzikës,
dhe dokumenteve të mëdha të filozofisë.
Kur e ndjejmë se truri këputet dhe psalmi plas në të qarë deri në fyt,
aty ne fillojmëte kuptojme.
Një ditë do të kuptojme se, në shtëpinë tonë nuk ka dritare.
Me pas, do te hapim një vrimë në mur e do të largohemi për të kërkuar dritën: lakuriq, të çmendur, të heshtur, pa fjalë, pa këngë.
Mund të shtojme se, si poet ne dimë shumë pak
ne jemi studentë shumë të këqinj
nuk jemi inteligjentë
jemi dembelë
na pelqen të flejmë
dhe ne besojmë se, ka një rrugë të shkurtër për tek dija.
Në vend të meditimit si një filozof,
ose hetimit si një nga ata të mençurit,
ne e vendosim problemin tonë më të madh mbi altarin e orakujve,
dhe vendosim se si t’i zgjidhim ato, duke hedhur një monedhë.
Dhe, ne themi gjera si:
Sepse unë nuk e di kush jam...
le ta vendose fati.
Kokë, a pil?
Poezia ‘Poeti dhe filozofi’(El poeta y el filósofo)
Leon Felipe, poet spanjoll
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia nga zemra, mendja, dora e dy njerezve, individeve dhe artisteve shume te talentuar @intoerlin @altsulaj

Comments