Pergjate faqeve lakore te shpelles djeresinte uji i perjetshem, pike-pike dhe rridhte neper venat e shkembit me nje murmerime... - Shkeputur nga libri ‘Enciklopedia e te Vdekurve’, nga Danilo Kish
Pergjate faqeve lakore te shpelles djeresinte uji i perjetshem, pike-pike dhe rridhte neper venat e shkembit me nje murmerime te heshtur si gjaku ne venat e te pergjumurve dhe kohe pas kohe, ndonje pike binte mbi trupat e tyre te topitur dhe mbi fytyrat e ngurosura, ndiqte rrudhat e ballit e derdhej ne lugun e veshit, ndalej ne hullizat rrumbullake te qepallave, rrokullisej mbi kokordhokun e gjelbereme te syve SI LOT AKULLI dhe rrinte pezull nje cast ne qerpiket e shtangur.
Shkeputur nga libri ‘Enciklopedia e te Vdekurve’, nga Danilo Kish, perkthyer nga Feride Papleka, Aleph, 2019




Comments
Post a Comment