Poezia “Armëpushimi ndërmjet sekseve” - Nga Erica Jong

Për një kohë të gjatë e palumtur

Me burrin tim

Fajësoja burrat

Fajësoja martesën, fajësoja

Të gjithë botën që rridhte gjak

Sepse nuk mund të shtrihesha në shtrat me të

Pa e gënjyer

Dhe gënjimi i vetvetes

U bë gjithnjë edhe më i vështirë

Teksa poemat e mia

Gjuanin me shkëmbinjë

Jeta ime dhe poemat e mia jetuan të ndara   

Më duhej të martohesha me to

Dhe duke u martuar me to

Do të thoshte të divorcohesha prej tij

Të divorcohesha nga genjshtra
Tani shtrihem në shtrat

Me poemat e mia mbi çërçafë

Dhë një burrë që dua

Duke fjetuar apo lexuar

Në krahun tim
Sepse unë e dua

Unë nuk mendoj për të

Si “Burrat”  

Por si mikun tim

URREJTJA PËRGJITHËSON

DASHURIA ËSHTË E VEÇANTË
Ai nuk është, Burra, Burrë, Mashkull

Të gjitha këto M-të çmendëse

Që mërmërijnë si pështyma automatiku

Por vetëm një person si unë

Që ëndërron, që është vulnerabël, i frikësuar

Ëndrrat e tij

Hapen në dhoma

Ku karriget

Janë dëshira mbi të cilat mund të ulesh  

Dhe qilimat janë të mrekullueshëm

Me zogj orientalë
Muajin e parë ne jetuan bashkë

Isha e çmendur nga gëzimi

Duke menduar se një person me një penis

Mund të ëndërrojë, të tregojë shaka, madje edhe të qajë
Tani më duket e pazakontë

Dhe kur gratë e tjera bëjnë ziejnë

Me zemërimin e tyre
I shon zbrazshëm

Duke kuptuar përgjysëm

Këto krijesa të mjera mesjetare

Nga një epokë e errët, e errët
Mendoj rreth vetvetes

A kam qenë gjithmonë kaq e ndryshueshme?

A duhet të jetë politika gjithmonë personale?

Nëse godas me vaj

A do të bëja kryqëzata  

Për zbrazjen e rezervave?

ERICA, ERICA

JE SHUMË E RËNDË ME VETVETEN

Qetësohu dhe gëzoju armëpushimit
Shqetësimet do të vijnë sërish

SEKSI DO TË RRISË GJEMBA DHE LYTHA

ÇËRCAFËT E BARDHË TË KËTIJ SHTRATI

DO TË SPËRKATEN ME GJAK

Thjesht prit
Por unë nuk e besoj
Do të ketë mjaftueshëm shqetësime

Por të një lloji tjetër

Poezia “Armëpushimi ndërmjet sekseve”

Nga Erica Jong

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments