Poezia “Dashnorët e Epokës Mesjetare I” - Nga Erica Jong
Të paaftë për të mbajtur
Pasigurinë E së ardhmes Ne u këshilluam me profetët Mediumët, gurutë e tregut të aksioneve Psikikë që premtuan Lumturinë mbi këtë Apo atë planet tjetër ASTROLOGË TË DASHURISË KËRKUES TË GRALIT TË SHENJTË Duke kërkuar sigurinë Ne kërkuam për premtime Gonxhet, premtimet dhe unazat e të dashurit Çertifikatat, hipotekat KUR GJITHÇKA MJAFTONTE ISHTE Të Lija Dorën Tënde TË KALONTE NËPËR TRUPIN TIM Sytë e tu të gjenin thellësinë e të mive Dhe erë të kalonte përmbi fytyrat tona Siç do të kalojë Nëpër kockat tona Në shpejt ngasa mendojmë ne RRYMA E DASHURISË ËSHTË POEZI PULSI I GJAKUT NË KOFSHË SHKARKESA ELEKTRIKE NË TRU Hedhja jonë e gjatë Në të panjohurën Thuajse filloi Një gjysëm shekulli më parë Dhe thuajse Ka mbaruar Mendoj për Amorfat e mjatit të ruajtur Në Paestum Që ia tejkalojnë Ngrënësve të tyre grek Apo për mobiljet Në varrin e një faraoni Ku nuk ulet Askush BESOJI ERËS E DASHURA IME DHE UJIT ATO KANË PËRGJIGJET NDAJ TË GJITHA PYETJEVE TË TUA DHE TË MIA Poezia “Dashnorët e Epokës Mesjetare I” Nga Erica Jong Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti




Comments
Post a Comment