Poezia “Dashnorët e Epokës Mesjetare II” - Nga Erica Jong

Ti mu hape

Paksa Më pas u frikësove Dhe u mbylle sërish Një djalë i vockël Që ka frikë të lëndohet Një gisht këmbe i goditur me thikë Në errësirë Një gisht i prerë Mbi letër Mendoj se jam e çliruar Nga frikërat E ngazëllyer, e braktisur Nga thirrja e Bacchae-s (tragjedia greke) Vetë sirena ime E lidhur më vetë direkun tim Njëherësh Circe Dhe derri i saj Por edhe unë Kam frikë UNË E DI SE KU TË ÇON JETA Impulsi për t’u bashkuar Për të rrëfyer gjithçka Ndiqet Nga impulsi Për t’u dorëzuar DHE DASHURIA DASHURIA E PATHYESHME DUHET TË VDESË QË TË RILINDË SËRISH Ne vijmë tek Njëri-tjetri Me përpjekje VETERANË TË LUFTRAVE TË TJETRIT Garanci divorci Në duart tona Që ne do t’i mundim Me lulëzime Por lulëzimet Nuk do t’ia kalojnë Rrahjeve tona NE VIJMË TEK NJËRI-TJETRI ME SHPRESË Në Duart Tona Atë gjënë Që ka mbajtur Vetë Pandora Në shportën e saj Kur janë arratisur Të gjitha sëmundjet Dhe betimet e botës Poezia “Dashnorët e Epokës Mesjetare II” Nga Erica Jong Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Fotografia, Pritja
Nga i talentuari Joni Miço

Comments