Poezia “Pasqyës Transatlantike” - Nga Erica Jong

Kur ne bëhemi me të vërtetë vetvetja, ne thjesht bëhemi një derë që lëkundet...

-Suzuki

E sëmurë nga vetja

Vetja vetëjoshëse

Me lojërat e saj, me frikërat e saj

Me kujtimet e saj të mjegullta, dhe menunë e saj shumë vaktëshe

Joshjesh (kaq të njohura

Edhe për joshësin)

Saqë ai sëmuret

Kur sheh vetveten

Në tavanin e pasqyruar

Përpara se të zhytet në këtë

Shpërqëndrim të ri nga vetja

E cila të çon, në fakt, mbrapsht

Tek vetja
VETJA BURG

DASHURIA PËRGJIGJJA DHE DERA

E megjithatë, vetja duhet të jetë gjithashtu edhe një derë

Që lëkundet, që i lë dashuritë brenda dhe jashtë

Sepse ndryshimi

Është palëvizshmëria dhe palëvizshmëria e vetme e botës

Gënjshtra e saj kryesore
SI T’I BESOSH DASHURISË

E CILA

E KA TRADHËTUAR KAQ SHUMË

TRADHËTARIN

JOSHUR, JOSHËSIN

DHE MË PAS KA DALË SE

NUK ËSHTË MADJE SA DASHURI?

Ne jemi të lodhur
Të divorcuar nga vetet tona

Pa gjendur asnjëherë

Vetvetet tona, e megjithatë ne

Jemi të dëshiruar për plotësinë

Nëse jo për palëvizshmërinë

Për harmoninë  

Nëse jo për muzikën e sferave
NËSE JETA ËSHTË NJË PËRMBYTJE

DHE NUK KA ASNJË ARKË

ATËHERË KU NOTOJNË KAFSHËT

DY NGA DY?

Unë refuzoj të besoj

Se mishi bie

Nga kockat tona

Pa kuptuar asnjëherë
Pa ardhur asnjëherë

Dhe unë refuzoj të besoj

Se ne duhet të largohemi

Nga kjo jetë krejtësisht vetëm

SHUMË GOGËSIMA

NËPËR OQEAN

VËLLAI IM POET PO KOLLITET

PASTRON FYTIN

(Pi shumë duhan)

Dhe vështron në thellësitë

E vrazhda të përpunuesit të fjalës

Sikur të ishte një top kristali

Unë nuk i di të gjitha të fshehtat

E zemrës së tij prej errësire

Por unë e di se i dua

Mendimet

Që mjegullojnë sipërfaqen

E topit të tij të kristaltë
AI DËSHIRON TË HIDHET

ME KOKËN PËRPARA NË TË ARDHMEN E TIJ

DHE NUK MUNDET

KY KAPITULL KA PËRFUNDUAR

VETJA E TIJ QËRON MBRAPSHT

NJË LËKURË

Fishkëllima e gjarpërinjve

Që ndërrojnë luspat e tyre
PERËNDESHA BUZËQESH

AJO DËRGON MESAZHET E SAJ

VETËM PËR GUXIMTARËT

Poezia “Pasqyës Transatlantike”

Nga Erica Jong

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments